Seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë është shoqëruar sot me tensione jashtë godinës së Parlamentit, ku zhvillohej protesta kundër Reformës Territoriale.
Partia Demokratike kishte thirrur një protestë kombëtare për të kundërshtuar propozimin e mazhorancës për rritjen e numrit të bashkive. Në tubim janë bashkuar edhe protestuesit që prej më shumë se katër muajsh vijojnë protestat e përnatshme në bulevard, por këta të fundit kanë qëndruar si një grupim i veçantë nga mbështetësit e PD-së.
Policia kishte shtuar ndjeshëm masat e sigurisë përreth Kuvendit, ndërsa që në nisje të protestës u regjistruan përplasje mes protestuesve dhe efektivëve. Disa prej tubuesve tentuan të çanin kordonin e policisë, duke shtyrë fizikisht punonjësit e rendit për t’iu afruar hyrjeve të Kuvendit.
Për të frenuar situatën, policia përdori spraj lotsjellës, duke bërë që turma të tërhiqej dhe situata të qetësohej përkohësisht.
Një tjetër incident u shënua gjatë protestës mes dy pjesëmarrësve. Në pamje u pa një burrë teksa godiste me shuplakë një të ri.
Ndërkohë, protestuesit kanë bllokuar edhe disa prej akseve rrugore pranë Kuvendit. Në përpjekje për të negociuar me policinë, disa deputetë të Partisë Demokratike kanë ndërhyrë, duke kërkuar që efektivët të lejonin vijimin e lëvizjes së protestuesve sipas “planit” të përcaktuar për tubimin.
Pavarësisht negociatave, protestuesit nuk kanë mundur të kalojnë përtej kordonit të policisë. Në shenjë revolte, disa prej tyre u kanë vënë flakën koshave të mbeturinave, duke përshkallëzuar situatën jashtë Kuvendit.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
8 Tetor15:35
I vuri zjarrin marketit, arrestohet 45-vjeçari në Cërrik
Një 45-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë në Cërrik, pasi akuzohet se i vuri zjarrin një marketi në lagje...
AKTUALITET
8 Tetor15:07
E rëndë në Durrës/ Gjendet pa shenja jete në apartament 25-vjeçarja angleze
Rreth orës 12:50, në lagjen Nr.1, në një apartament, nga shërbimi i Urgjencës Durrës është gjetur pa shenja jete sh...
AKTUALITET
8 Tetor14:30
Refuzohet kërkesa e Tares, Apeli lë në fuqi sekuestrimin e vilës së dytë që dyshohet se lidhet me Ballukun
Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për sekuestrimin e vilës së dytë, e cila dyshohet se ësht&eum...
AKTUALITET
8 Tetor14:10
Tensionet në protestë/ AGSH: Policia e Shtetit të garantojë lirinë e raportimit dhe të mos pengojë gazetarët gjatë tubimit
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka marrë raportime të shumta për pengimin e ekipeve të mediave gjatë protest...
AKTUALITET
8 Tetor13:37
Bulqizë/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet 39-vjeçari
Një 39-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Bulqizës, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri n&e...
AKTUALITET
8 Tetor12:49
Akuza për përvetësimin e fondeve të pensioneve, lihet në burg burri i ish-drejtoreshës së Postës së Durrësit
“Arrest me burg” ka dhënë Gjykata e Durrësit për Feta Matajn, bashkëshortin e ish-drejtoreshës së Postës D...
AKTUALITET
8 Tetor11:56
“Telefonata dhe sms kërcënuese nga vëllai i Igli Tares!”/ Policia nis hetimet pas kallëzimit të gazetarit Almer Toska
Policia e Tiranës ka nisur hetimet pas një kallëzimi të bërë nga gazetari Almer Toska se ishte kërcënuar nga vëllai...
AKTUALITET
8 Tetor11:29
Përfundoi në qeli bashkë me foshnjën e saj 4-muajshe pas dënimit për mashtrim, GJKKO liron Greta Gjocin
Greta Gjoci, gruaja e cila dje u fut në qeli bashkë me foshnjën e saj vetëm 4 muajshe është liruar sot nga GJKKO. Vendimi u dha so...
AKTUALITET
8 Tetor11:16
Ish-deputeti i PS dhe biznesmeni Artan Gaçi paraqitet në SPAK, avokati: U thirr si person nën hetim
Në shoqërinë e avokatit, ish-deputeti i PS dhe biznesmeni Artan Gaçi është paraqitur ditën e sotme në SPAK.
Avok...
AKTUALITET
8 Tetor10:50
Aksidenti i rëndë në Peshkopi, ndërron jetë në spital një nga shtatë të plagosurit
Një nga shtatë personat e plagosur në aksidentin e rëndë të ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në aksin Peshk...