Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Një histori mbijetese që preku gjithë shqiptarët/ Rrëfimi ekskluziv i Alvin Berishës Një jetë mes torturave, burgut dhe dinjitetit/ “Piranjat” risjellin intervistën e rrallë me Gjergj Hanin, t... A do të ma hapni derën? Dramë familjare në Vlorë/ Dy motra të mitura jashtë çdo kontrolli, babai kërkon ndihmën e Piranjave Djali poshtë maskës 1700 euro për një pasaportë false/ Si u asgjësua rrjeti që premtonte Europën online? Nga shënimet te denoncimi për të birin në vitin 2024/ Si arriti policia greke te Odise Dhima Kërkesat e "pamundura" të Rusisë për paqe: Të dalë Finlanda nga NATO dhe të mbajë gjithë territoret e pusht... Brukseli ngre alarmin për korrupsionin dhe polarizimin politik në Shqipëri Berisha nga Kukësi: Studentët dhe gjimnazistët i dhanë Edi Ramës vdekjen politike pa apel Nga TikTok-u te tregu amerikan i kokainës! Ish-oficeri britanik ngre alarmin: Bandat shqiptare zgjerojnë pe... Sky News: Si kanë ndryshuar grupet kriminale shqiptare tregtinë e kokainës në Britani
AKTUALITET

Harresë pas shirave, Labova e Madhe pa rrugë dhe me banesa që rrezikojnë

P
Piranjat30 September 2026, 13:54 · 3 min lexim
Harresë pas shirave, Labova e Madhe pa rrugë dhe me banesa që

Që nga përmbytjet e fillimvitit e deri më tani, kur kanë kaluar më shumë se tetë muaj, banorët e Labovës së Madhe, në Bashkinë e Gjirokastrës, po bashkëjetojnë me vështirësi të mëdha, si në qarkullim, ashtu edhe sa i takon rrezikut që ende u kanoset banesave të tyre nga rrëshqitjet e dherave.

Përveç ditëve të para pas reshjeve dhe rrëshqitjeve masive, ata shprehen se askush nuk u ka ardhur më t'i pyesë dhe, aq më pak, të bëhet diçka për të rehabilituar dëmet që u shkaktuan nga shirat.

Që prej 6 janarit të vitit të kaluar, banorët e këtyre shtëpive janë të detyruar të jetojnë me frikën se mund t'u shemben ato. Edhe pse kanë kaluar rreth tetë muaj që nga shirat e rrëmbyeshëm që shkatërruan rrugën dhe rrezikojnë banesat, askush nuk ka marrë asnjë masë për të ndërhyrë për të zgjidhur problemin e këtyre banorëve.

Ata kërkojnë vetëm një strehë të sigurt dhe asgjë më tepër nga shteti, që i ka harruar në mëshirë të fatit.

“Vështirësia është e madhe. Tani, gjatë kësaj kohe të thatë, edhe qarkullojmë poshtë. Do të vijë dimri, do të fillojnë ngricat. Është e pakalueshme rruga”, thotë një banor. “Ambulanca me vështirësi vjen. Herë vjen, herë s'vjen, se s'e di rrugën. Zjarrfikësja po kështu. Më problem s'ka ku të vejë ky fshat. Pushteti  vendor nuk e vret më fare. Absolutisht. Që nga kryetari i bashkisë e tërë me radhë, vijnë, na marrin me të mirë, na marrin për qafe edhe: ‘Çfarë keni? Do t'ju rregullojmë këtë’, pastaj ikin. Ky është problemi”, thotë një tjetër.

Me nisjen e shirave të vjeshtës dhe më pas të dimrit, situata në këtë zonë bëhet shumë më e vështirë dhe e pamundur, si për të lëvizur, ashtu edhe për të bërë ndonjë ndërhyrje. 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.