Ish-drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni ankimon masën e arrestit në Apelin e GJKKO-së

Ish-drejtoresha e Shërbimit Informativ Shtetëror Vlora Hyseni ka ankimuar masën e arrestit në shtëpi në Apelin e Posaçëm. Çështja e saj është regjistruar në Apel dhe pritet hedhja e shortit për caktimin e trupës gjykuese.
Hyseni akuzohet për “nxjerrje të sekretit shtetëror” dhe “përkrahje të autorit të krimit”. Katër ditë para se ti komunikohej masa e sigurisë "arrest në shtëpi", Hyseni ishte pyetur në Prokurorinë e Posaçme si person në dijeni për lidhjet me Ergys Agasin, biznesmenin e arrestuar më 26 gusht për aferën e AKSHI-t.
Ajo kishte pranuar kontaktet me Agasin, duke thënë se qëllimi ka qenë për shkak të detyrës së saj, por mesazhet tregojnë të kundërtën që thotë ish-kreu i SHISH. Por, gjatë kontrolleve të 22 korrikut në “Equos Resort”, SPAK kishte gjetur 9 faqe dokumente të dyshuara të dhëna sekrete shtetërore dhe qindra komunikime të Hysenit me Agasin.
Gjatë një seanca vetë Agasi kishte pranuar se i kishte lënë dokumentat në makinëme qëllim që t'i gjente SPAK. Nga komunikimet e zbuluara në celular të Agasit dhe Vlora Hysenit, nga fundi i qershorit deri më 26 gusht kur ai u arrestua në Durrës, tregojnë një lidhje shumë më të afërt, ndryshe nga ata që thonë "bashkëpunëtor”.
Lexo edhe
AKTUALITET
Të shtënat gjatë aksionit antikanabis në Krujë/ Policia: Efektivi qëlloi në ajër për të larguar kafshët e egra

Aksident i rëndë në Cërrik, nxënësi përplaset nga motoçikleta, transportohet në urgjencë

Çfarë është BIOME, ku SPAK-u gjeti sekretet e shërbimit sekret? A u thye Signal?

Abuzoi s*ksualisht me 70-vjeçaren dhe i vodhi lekët, zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë

Shpërthimi te “AN OIL”/ Gjendja e 39-vjeçarit e rëndë, transportohet me helikopter drejt Tiranës

Vlora Hyseni kërkon heqjen e “arrestit në shtëpi”, ankimon masën në Apelin e Posaçëm
SKANDAL/ Rezidenca Qeveritare në Durrës kthehet ne “kosh mbeturinash"

Shpërthimi në Sarandë/ Karburanti “Ano Oil” prej tre muajsh i mbyllur, dy punonjësit po përgatitnin ambientin për ta bërë funksional...





