Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Përplasje mes dy makinave në aksin Qukës–Prrenjas, një person në spital U përjashtua nga Policia e Shtetit pas konflikteve me qytetarët/ Polici problematik rikthehet në detyrë dhe... Rruga në gjendje të mjerueshme në Dimal/ Banori ngre dyshime: Ku përfunduan 800 milionë lekët e investimit?... Përplasja me Ramën, Spiropali nuk tërhiqet: Nuk e kam turpëruar PS-në, mes nesh ka abuzues me pushtetin Humbje e madhe për futbollin shqiptar, ndahet nga jeta ish-futbollisti dhe pjesëtari i stafit të Shkëndijës... “Nga partia e Dritëroit te organizata e Nesti Angonit, narkoregjimi po ha vetveten”/ Tedi Blushi: Të bashko... ADN-ja e Hitlerit zbulon sekrete të panjohura të diktatorit, nga anomalitë gjenetike te predispozita për së... Nuk ndalet revolta! Studentët kujtojnë dhunën policore, ironi përmes pankartave: Ne nuk harrojmë! Dënim maksimal për portierin Owono që shkaktoi vd*kjen e lojtarit kundërshtar “Unë për ty kam qenë si Skënderbeu, ti për mua Mamica”, çfarë tha Rama në Asamblenë e PS-së për Spiropalin:... Klop "tallet" me mbrojtësin serb që "vuajti" përballë talentit me origjinë shqiptare Tragjedi në Greqi! Shembet ndërtesa gjatë shuarjes së zjarrit, humbin jetën dy zjarrfikës dhe plagoset një ...
AKTUALITET

“Janë rrahur me shkopinj gome”/ Gjejnë përgjues në qeli, 40 të burgosur shqiptarë e italianë përleshen me policinë

P
Piranjat 1 October 2026, 17:02 · 2 min lexim
“Janë rrahur me shkopinj gome”/ Gjejnë përgjues

Zbulimi i disa pajisjeve të përgjimit në qelitë e tyre shkaktoi revoltën e dhjetëra të burgosurve, mes tyre edhe shqiptarë, në burgun Don Bosco të Pisës.  Rreth 40 persona dyshohet se morën nën kontroll një repart të tërë, u barrikaduan brenda tij dhe kërkuan të takonin komandantin e policisë penitenciare dhe drejtoreshën e institucionit.

Protesta filloi rreth orës 19:00, siç u bë e ditur nga një transmetim i drejtpërdrejtë në TikTok, i realizuar nga një i burgosur me një telefon celular, i cili kishte përfunduar në dorën e tij pavarësisht ndalimeve. Burri tregoi në rrjetet sociale se të martën drejtoria e burgut i kishte nxjerrë të burgosurit nga qelitë e tyre për rreth dy orë, me justifikimin se “do të kryhej një provë evakuimi”. 

Sipas tij, të mërkurën, ata kanë zbuluar praninë e pajisjeve të përgjimit dhe të pajisjeve të tjera elektronike të fshehura për qëllime hetimore.

Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë në rrjetin social, i cili pati rreth 15 mijë shikues para se të ndërpritej, të burgosurit, me fytyra të zbuluara dhe pa shenja të dukshme dhune fizike, duke alternuar gjuhën italiane dhe atë shqipe, denoncuan se “janë rrahur me shkopinj gome” dhe se kanë “të drejtën të mos përgjohen dhe të mund të flasin lirshëm ndërsa jemi në qeli, pa pasur frikën se po na përgjojnë”.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.