Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Përplasje mes dy makinave në aksin Qukës–Prrenjas, një person në spital U përjashtua nga Policia e Shtetit pas konflikteve me qytetarët/ Polici problematik rikthehet në detyrë dhe... Rruga në gjendje të mjerueshme në Dimal/ Banori ngre dyshime: Ku përfunduan 800 milionë lekët e investimit?... Përplasja me Ramën, Spiropali nuk tërhiqet: Nuk e kam turpëruar PS-në, mes nesh ka abuzues me pushtetin Humbje e madhe për futbollin shqiptar, ndahet nga jeta ish-futbollisti dhe pjesëtari i stafit të Shkëndijës... “Nga partia e Dritëroit te organizata e Nesti Angonit, narkoregjimi po ha vetveten”/ Tedi Blushi: Të bashko... ADN-ja e Hitlerit zbulon sekrete të panjohura të diktatorit, nga anomalitë gjenetike te predispozita për së... Nuk ndalet revolta! Studentët kujtojnë dhunën policore, ironi përmes pankartave: Ne nuk harrojmë! Dënim maksimal për portierin Owono që shkaktoi vd*kjen e lojtarit kundërshtar “Unë për ty kam qenë si Skënderbeu, ti për mua Mamica”, çfarë tha Rama në Asamblenë e PS-së për Spiropalin:... Klop "tallet" me mbrojtësin serb që "vuajti" përballë talentit me origjinë shqiptare Tragjedi në Greqi! Shembet ndërtesa gjatë shuarjes së zjarrit, humbin jetën dy zjarrfikës dhe plagoset një ...
AKTUALITET

Situatë kritike me zjarret në Peqin/ Përfshihen rreth 20 hektarë ullishte dhe pemëtore, në luftë me flakët edhe dy helikopterë

P
Piranjat 1 October 2026, 16:54 · 1 min lexim
Situatë kritike me zjarret në Peqin/ Përfshihen rreth 20

Një situatë kritike është krijuar nga një zjarr masiv në fshatin Galush dhe Gjevurtë Njësisë Administrative Përparim, në bashkinë Peqin, ku flakët kanë përfshirë rreth 20 hektarë ullishte, pemëtore dhe sipërfaqe me shkurre. Zjarri është përhapur me shpejtësi, duke krijuar vatra të mëdha dhe një situatë që, sipas të dhënave nga terreni, aktualisht paraqitet jashtë kontrollit.

Për përballimin e situatës janë mobilizuar dhjetëra forca zjarrfikëse dhe mjete nga Peqini dhe bashkitë përreth. Në operacionin për shuarjen e flakëve janë angazhuar edhe dy helikopterë, ndërsa ekipet në terren po punojnë intensivisht për izolimin e vatrave.

Prioriteti kryesor i forcave të emergjencës është mbrojtja e banesave dhe e banorëve, pasi flakët janë përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme pranë zonave të banuara.

Era dhe terreni po e vështirësojnë ndërhyrjen, ndërsa ekipet zjarrfikëse po përpiqen të frenojnë përhapjen e zjarrit dhe të krijojnë barriera për të shmangur afrimin e flakëve drejt banesave.

Situata vijon të monitorohet nga strukturat e emergjencave, ndërsa ndërhyrja nga ajri dhe toka po vijon pa ndërprerje.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.