Tentuan të transportonin emigrantë drejt Malit të Zi në mënyrë të paligjshme, arrestohen dy shtetas të huaj në Shkodër

Dy persona me kombësi të huaj janë vënë në pragat e Policisë ditën e sotme, gjatë një tentative për të transportuar me automjet emigrantë në mënyrë të paligjshme, drejt Malit të Zi.
Sipas njoftimit të Policisë, në pranga kanë rënë një 59-vjeçar me iniciale M.A nga Azerbajxhani, së bashku me një 36-vjeçar turk. Ndërkohë, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
NJOFTIMI:
“Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, në vijim të kontrolleve intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Transit 2”. Si rezultat i operacionit, u arrestuan shtetasi azerbajxhanas M. A., 59 vjeç, dhe shtetasi turk C. D., 36 vjeç.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë ndaluar, në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit”, automjetin me drejtues shtetasin C. D. dhe pasagjer shtetasin M. A. (pronar i automjetit), me të cilin po transportonin, kundrejt pagesës, 4 shtetas nga Afganistani, të cilët dyshohet se synonin të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin shtetëror me Malin e Zi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Lexo edhe
AKTUALITET
Trafik kriminal/ Si po abuzohen punonjësit indianë në Shqipëri

Vodhi automjetin e postës në Durrës, 23-vjeçari kapet në Berat

“Jemi policë na dorëzo arin”/ Tentuan të mashtronin një person në Itali, arrestohet një shqiptar dhe një italian

Skandali me videot e VIP-ave/ Ekspertja e IT-së: Identifikova edhe personazhe të politikës

Prostitucion në apartamentet e Tiranës, arrestohen 5 shtetase të huaja

“E dija që po filmoja, por nuk i publikova videot”/ Adrian Hila reagon për skandalin

“Ishte në dijeni për xhirimin”/ Gazetarja zbulon detaje nga rasti i Adrian Hilës, videot qarkullojnë ende në internet

Zjarri në Rinas/ TIA reagon pas incidentit: Shkëndija elektrike përfshiu tabelën reklamuese, flakët u izoluan në kohë rekord





