Laert Haxhia i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, kërkon rigjykim të çështjes: Më janë shkelur të drejtat

I dënuari me burgim të përjetshmë Laert Haxhia i ka drejtuar një kërkesë Gjykatës Kushtetuese, ku i ka kërkuar rigjykim të çështjes. Ai pretendon se i janë shkeluar të drejtat dhe liritë themelore.
Vendimi i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, që e dënoi me burgim të përjetshëm, u la në fuqi nga Gjykata e Posaçme e Apelit. Më 19 maj 2026, edhe Gjykata e Lartë vendosi mospranimin e rekursit të paraqitur nga Haxhiu. Ai është shpallur fajtor për “masakrën” e Lushnjës në 2017-ën, ndërsa nihet ndryshe si “rivali” i Aldo Bares.
Laert Haxhia është dënuar me burgim të përjetshëm për disa ngjarje kriminale, përfshirë vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Çelës në Lushnjë, si dhe akuza të tjera të rënda penale. Më 11 shtator 2017, në një lokal në qytetin e Lushnjes, Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili hynë në lokalin ku ndodhej Zamir Latifi, Jurgen Hoxha, Xhulio Shkurti, për të ekzekutuar Shkurtin, pas dështimit të atentatit të vitit 2015. Shkurti ishte objektivi i kësaj masakre, i cili është nipi i Aldo Bares. Me automatik në krah ata hynë duke qëlluar dhe lanë të vdekur në vend dy të rinjtë, ndërsa Shkurti në këtë moment, ia doli që të shpëtonte pasi nuk ndodhej aty. Nga ngjarja mbetën të vdekur Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, ndërsa u plagosën Marius Xhepexhiu, pronar i lokalit ku ndodheshin dy viktimat si dhe një kalimtar.
Lexo edhe
AKTUALITET
“Armand Duka jam, më duhen 100 mijë euro”/ Tentuan të zhvasnin 64-vjeçarin, arrestohen dy të rinj në Tiranë! (Emrat)

Eksperti i sigurisë kibernetike: Hakerat e ”Homeland Justice” publikojnë numrat e agjentëve të SHISH

VIDEO/ Denoncimi i banorëve: Arapaj mbetet pa ujë prej 1 muaji e gjysmë, ndërsa uji derdhet kot në kanalet e ndotura

Shkrirja me Korçën/ Këshilli bashkiak i Maliqit voton kundër bashkimit, vetëm 1 votë pro

Shpërdanin drogë pranë shkollave, detaje nga operacioni në Tiranë: Si vepronin 8 grupet dhe bashkëpunimi mes tyre!

Tre operacione në Tropojë e Kukës, arrestohen tre persona për armëmbajtje, drogë dhe vjedhje

Një murale për turistin e vrarë barbarisht në Shqipëri: Lot, zemërim dhe mall për Miltonin

Shoqata e Gjyqtarëve refuzon ftesën e Ramës për konsultim për pagat: Presim vendimin e ‘Kushtetueses’





