Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Keni frikë të dilni nga Kuvendi”, Ina Zhupa-deputetëve të mazhorancës në Komisionin e Kulturës: Jeni tmerr... Shpërthimi me tritol i makinës së punonjëses së Bashkisë në Elbasan, arrestohet një prej autorëve Apeli i GJKKO e dënoi me 7 vite e 4 muaj burg, ish-shefi i operacionales nuk gjendet në banesë Zbulohet shkelje në etiketim, Dogana e Tiranës bllokon 156 mijë produkte ushqimore dhe lodra Transportonin 4 shtetas kinezë drejt Greqisë kundrejt pagesës, arrestohet 19-vjeçari, në kërkim një tjetër... Mijëra qytetarë ‘pushtojnë’ rrugët e Athinës: Qiraja e papërballueshme, vendi në krizë të rëndë financiare... Skandal në shkollën publike në Durrës/ Prindërve u kërkohet para për të pastruar dhe lyer klasat e fëmijëve... Erdogan takohet me homologun iranian, Pezeshkian, në Antalia Rruga pranë spitalit në Lezhë e degraduar/ Gurë, mbetje dhe kanali kullues jashtë funksionit FOTO/ 8 plumba ndaj shqiptarit në Bruksel, atentati dyshohet se ishte vrasje me pagesë Berisha: Kallëzimi im ndaj Irena Gjokës synon ndëshkimin ligjor të një personi që përbën turpin e njeriut... Papa Leon XIV rikthehet në Peru pas dekadash, mijëra qytetarë e presin në rrugët e Limës
AKTUALITET

VIDEO/ Denoncimi i banorëve: Arapaj mbetet pa ujë prej 1 muaji e gjysmë, ndërsa uji derdhet kot në kanalet e ndotura

N
Nga Xhuljan Ferzaj28 September 2026, 11:13 · 2 min lexim
VIDEO/ Denoncimi i banorëve: Arapaj mbetet pa ujë prej 1 muaji e

Banorët e fshatit Arapaj i janë drejtuar redaksisë së Piranjat News me një denoncim të shoqëruar me video dhe foto, ku tregon situatën dramatike me mungesën e ujit të pijshëm.

Sipas banorëve, në lagjen ku banojnë nuk ka ardhur ujë në shtëpi prej një muaji e gjysmë. Familjet janë detyruar të blejnë ujë me shishe, ndërkohë që në fshat uji po derdhet kot në kanale të hapura dhe të mbushura me mbeturina.

Në videon e dërguar shihet qartë një kanal i ndotur, i mbushur me qese plastike, shishe, gurë dhe mbeturina të ndryshme, ku uji rrjedh me forcë. Banori shpjegon se ky ujë vjen nga një burim dhe kalon pranë ambulancës në Arapaj, por nuk arrihet të shfrytëzohet për furnizimin e shtëpive.

“Kjo është gjendja e ujit në Arapaj. Ne kemi mbi një muaj që nuk kemi ujë, nuk është shaka. Ky ujë shkon kot. Ju lutem na ndihmoni, se kemi mbetur pa ujë dhe gjithçka është bllokuar”, thotë një banore në video.

Në mesazhin e dërguar së bashku me materialin, banorja shkruan:

“Këtu është në fshatin Arapaj. Ju lutem na ndihmoni të na sjellin ujin nëpër shtëpi, në lagjen ku jam unë. S’kemi ujë prej 1 muaji e gjysmë, ndërkohë që këtu uji lum. Ngelem duke blerë ujë me shishe.”

Situata e përshkruar tregon një mospërputhje të rëndë: uji ekziston dhe rrjedh, por nuk menaxhohet për të furnizuar banorët. Kanalet e hapura janë të mbushura me plehra, duke rrezikuar edhe ndotjen e mëtejshme.

Banorët e Arapajt kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet përkatëse, që uji të futet në rrjetin e shtëpive dhe të ndalet humbja e tij në natyrë.

Piranjat News ftojnë qytetarët të denoncojnë problematikat që kanë në zonat e tyre. / Piranjat News 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.