Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
'Samiti i Arubës ende vijon’/ Meta: Buxheti i vitit 2027 nis me mashtrim, euro ka zbritur në 89 lekë Arrestohet në Vorë 49-vjeçari i kërkuar nga Italia për torturë dhe skllavëri Operacioni i Veliajt kthehet në përplasje, drejtori i Burgut të Fierit: Nuk ishte problemi ndërhyrja, por z... Dita e Alfabetit, Meta: Një gjuhë e shkruar me germa gjaku dhe sakrifica heroike të panumërta Gazetari nga Tetova përplaset me Ramën: Nuk keni folur për shqiptarët e RMV VIDEO/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandalon një ngjarje të rëndë kriminale në një familje Grabitet banesa në Durrës, vidhen 22 mijë euro, 800 mijë lekë, në pranga dy persona Tabaku paralajmëron skemën KAYO në Teknologjinë e Informacionit Spiropali reagon ashpër: “Jam si ato qenie mitologjike që po më preve një kokë, më dalin 7 të tjera”... Veliaj refuzon të shkojë në spitalin e Fierit për analizat para operacionit, kërkon vendim nga GJKKO Distafa: Një qytete është evropian, kur qytetari ka hapësirë për të jetuar Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim këngëtaren Xhensila Myrtezaj, ja për çfarë akuzohet
AKTUALITET

Me 9 pako kokainë në makinë, arrestohet shqiptari. Si ranë hetuesit në gjurmët e tij

P
Piranjat 8 October 2026, 19:16 · 1 min lexim
Me 9 pako kokainë në makinë, arrestohet shqiptari. Si ranë

Një shtetas shqiptar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Shtetit në Ravenna, Itali, pasi u kap në automjet me nëntë paketime kokainë, të fshehura poshtë timonit.

Agjentët e Komisariatit të Faenzës ndaluan dhe kontrolluan automjetin e drejtuar nga shqiptari. Duke qenë se në zonën ku u krye kontrolli ishin evidentuar më herët lëvizje të dyshimta, të cilat mund të lidheshin me aktivitetin e shpërndarjes së drogës, policia vendosi të kryente një kontroll më të thelluar të automjetit.

Gjatë kontrollit, efektivët zbuluan nëntë paketime të mbyllura hermetikisht me kokainë, të fshehura me kujdes poshtë timonit, si dhe një shumë parash cash.

Kontrolli u shtri edhe në banesën e shqiptarit, por aty nuk u gjetën prova të tjera. Në përfundim, ai u arrestua me akuzën e mbajtjes së lëndëve narkotike me qëllim shpërndarjen. /PiranjatNews/

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.