“Mos e prekni Cemin”/ Banorët e Kelmendit ngrihen në protestë kundër ndërtimit të tre hidrocentraleve: Rrezikon ekosistemin e lumit

Banorë të fshatit Vukël në Kelmend kanë protestuar kundër ndërtimit të tre hidrocentraleve në lumin Cem, duke kundërshtuar ndërhyrjen e makinerive të rënda në zonë. Me thirrjen “Mos e prekni Cemin”, banorët së bashku me organizata mjedisore dhe këshilltarë bashkiakë kërkuan ndalimin e punimeve.
Ata pretendojnë se projektet janë miratuar pa konsultime me komunitetin dhe pa një vlerësim të plotë të ndikimit në mjedis. Sipas tyre, ndërtimi i HEC-eve Kozhnjë 1, Kozhnjë 2 dhe Tamara rrezikon ekosistemin e lumit dhe habitatin e troftës së mermertë, një specie e rrezikuar.
Banorët shprehen gjithashtu se projektet mund të dëmtojnë bujqësinë dhe blegtorinë e zonës. Në lidhje me këtë ata i kanë drejtuar një peticioni institucioneve, ku kërkojnë anulimin e projekteve, transparencë dhe përfshirjen e komunitetit dhe ekspertëve të pavarur në vendimmarrje. Protestuesit kërkojnë gjithashtu mbrojtje më të rreptë ligjore për Parkun Kombëtar “Alpet e Shqipërisë”.
Lexo edhe
AKTUALITET
Prova të reja kompromentuese për Belinda Ballukun, ja pse u thirrën për herë të dytë në SPAK ish-vartësit e saj

Aksident në aksin Kardhiq-Delvinë, kamioni përmbyset në rrugë

Fier/ Ushtronin këmbim valutor pa licencë, masa sigurie për 14 persona

Aksident në Lushnje, makina del nga rruga dhe përplaset me murin e një biznesi

SPAK zgjeron hetimet/ Sekuestrohet telefoni i Ardit Hysës, ish-drejtorit juridik të KAYO-s dhe disa kamera sigurie

Protesta para Kuvendit, 11 qytetarë të ndaluar

Ndryshime në Kadastrën e Elbasanit, Everest Kazheli emërohet në krye të ASHK-së

Mbrojtja Civile: Reshje me intensitet të lartë sot dhe nesër! 3 qarqe rrezik përmbytje





