Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rruga në gjendje të mjerueshme në Dimal/ Banori ngre dyshime: Ku përfunduan 800 milionë lekët e investimit?... Përplasja me Ramën, Spiropali nuk tërhiqet: Nuk e kam turpëruar PS-në, mes nesh ka abuzues me pushtetin Humbje e madhe për futbollin shqiptar, ndahet nga jeta ish-futbollisti dhe pjesëtari i stafit të Shkëndijës... “Nga partia e Dritëroit te organizata e Nesti Angonit, narkoregjimi po ha vetveten”/ Tedi Blushi: Të bashko... ADN-ja e Hitlerit zbulon sekrete të panjohura të diktatorit, nga anomalitë gjenetike te predispozita për së... Nuk ndalet revolta! Studentët kujtojnë dhunën policore, ironi përmes pankartave: Ne nuk harrojmë! Dënim maksimal për portierin Owono që shkaktoi vd*kjen e lojtarit kundërshtar “Unë për ty kam qenë si Skënderbeu, ti për mua Mamica”, çfarë tha Rama në Asamblenë e PS-së për Spiropalin:... Klop "tallet" me mbrojtësin serb që "vuajti" përballë talentit me origjinë shqiptare Tragjedi në Greqi! Shembet ndërtesa gjatë shuarjes së zjarrit, humbin jetën dy zjarrfikës dhe plagoset një ... “Asambleja e paranojës, terrorit dhe censurës”/ Këlliçi reagon pas fjalimit të Ramës: Balluku shëtit lirshë... EKSKLUZIVE/ Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Besmir Beja
AKTUALITET

Paratë e AKSHI-t përfundojnë në pallate - Prestanome i Daniel Shimës merr leje nga qeveria për godinë 8 kate në Tiranë!

P
Piranjat30 September 2026, 22:59 · 5 min lexim
Paratë e AKSHI-t përfundojnë në pallate - Prestanome i

Çuditë në këtë vendin tonë s’po zgjasin as 24 orë, me skandale dhe shpërndarje të videove intime, teksa çështja se ku kanë shkuar dhjetëra apo qindra miliona euro të AKSHI-t ende nuk është zbardhur. Vox News ka raportuar në vijimësi për një pasuri të frikshme të ish-zv.drejtorit Daniel Shima, i cili në dosjen hetimore shfaqet si “peng”, i cili nga një rrogëtar i thjeshtë, rezulton me troje, pasuri, firma, vila e shumë të mira materiale.

Tepër të dyshimta janë transaksionet e nënës së tij të moshuar, e cila nga një rrobaqepëse e thjeshtë papritur u shndërrua në një biznesmene të mirëfilltë, duke kontrolluar dhe marrë në posedim dhjetëra troje në Tiranë e Durrës. Por, kur skandali i parave të AKSHI-t sapo kishte nisur, Danieli vendosi që ta largonte nënën nga biznesi, duke ia besuar njerëzve të tij, që shfaqen vetëm si prestanome.

Paratë e AKSHI-t përfundojnë në pallate - Prestanome i

Disa muaj pas këtij skandali, vetë qeveria, nëpërmjet Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, ka marrë një vendim për dhënien e një leje për firmat që dikur aksionere ka qenë nëna e Daniel Shimës. Aktualisht, kompanitë “Alu Glass” dhe “Premium Glass” zotërohen nga Sokol Përllaku, teksa dosja e publikuar nga redaksia jonë para disa muajsh tregonte një skemë të mirëfilltë, sesi një person i panjohur bëri transaksione dhe bleu prona që sot vlejnë dhjetëra miliona euro.

Paratë e AKSHI-t përfundojnë në pallate - Prestanome i

Sipas dokumenteve që ka hulumtuar Vox News, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit, në mbledhjen e zhvilluar në muajin korrik 2026, mori në shqyrtim edhe lejen e ndërtimit për objektin “godinë industriale dhe shërbimi 1-8 kate mbi tokë, me 1 kat nëntokë dhe mur rrethues”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekte zhvilluese shoqëritë Alu Glass sh.p.k dhe Premium Glass sh.p.k. Janë dy kompani të njohura, në pronësi të Sokol Përllakut, i cili ka bërë disa transaksione me zonjën Merita Shima.

Në muajin gusht të vitit 2025, një denoncim i pazakontë mbërriti në Policinë e Tiranës, për “zhdukjen” e Daniel Shimës, ish nëndrejtor i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Deri në atë kohë, Shima kishte vepruar në hije. Redaksia e Vox News ka hulumtuar dhjetëra dokumente, ku rezulton se “viktima” Daniel Shima e ka “lyer gishtin” në shumë raste, madje duke bërë biznesmene edhe nënën e tij, me profesion rrobaqepëse.

Paratë e AKSHI-t përfundojnë në pallate - Prestanome i

Ka dyshime se paratë e tenderave, apo haraçi që paguhej për të marrë një procedurë, “pastrohej” në një kompani, e hapur fillimisht nga shoku i tij, Sokol Përllaku. Në një kohë shumë të shkurtër, kompania xhiroi qindra mijëra euro dhe më vonë bleu troje në Tiranë dhe në zonat bregdetare, sërish duke i regjistruar në emrin e kompanisë apo edhe të vetë familjarëve të Shimës.

Vox News ka hulumtuar dhjetëra dokumente, nga Qendra Kombëtare e Biznesit, dokumente noteriale apo hipotekore, ku duket qartë lidhja e ish-nëndrejtorit Daniel Shima me kompaninë “Premium Glass”, e themeluar në vitin 2021. Një vit më vonë, aksionere me 100 % të aksioneve bëhet Merita Shima, nëna rrobaqepëse e Daniel Shimës.

Në dokumentin e shitblerjes saktësohet se çmimi i blerjes së aksioneve ka qenë për vetëm 400 euro, duke e bërë Meritën pronare të vetme. Më pas, 55-vjeçarja fillon transaksione për të blerë prona në Tiranë dhe në bregdet. Sipas burimeve nga Kadastra, Merita dhe kompania e saj ka blerë prona edhe në Kashar. Më pas rrobaqepësja “qep” të tjera prona, 9 apartamente e 14 poste parkimi, me vlerë rreth 900 mijë euro.

Daniel Shima ka pasur informacione se veprimtaria e tij dhe e nënës rrobaqepëse po hetohej. Në fund të vitit 2022, ai ka “urdhëruar” nënën e tij, Meritën, që t’ia kthejë aksionet Sokol Përllakut, të njëjtit person që ia bleu. Nëse çmimi i blerjes ishte 400 euro, çmimi i shitjes nga Merita te Sokoli shkoi në vetëm 1000 euro.

Duke qenë se, kompania kishte në pronësi pasuri me vlera miliona euro, apo kishte marrë leje ndërtimi, çmimi është bërë formal, për të fshehur shumëçka. Sipas dokumenteve që disponon Vox News rezulton se ky transaksion apo kalimi i aksioneve është bërë në të njëjtën kohë që Prokuroria e Posaçme kishte nisur një hetim. Por, edhe pas shitjes me letra të kësaj firme, sërish administrator vendoset një “njeri” i besuar i Daniel Shimës. 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.