Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Vrasja e Ardian Nikulajt/ Nis gjyqi në Apel për portugezin Ruben Saraiva, kërkohet rrëzimi i burgimit të pë... Xhixho: Buxheti 2027 për Arsimin, prova se kjo qeveri nuk ka reflektuar ndaj protestës 'Nga Blloku luksoz te perandoria e kokainës në Britani'/ Si u pasuruan bandat shqiptare dhe si paratë e dro... Noizy në GJKKO: Edhe para dy muajsh më vunë eksploziv në një karton pice Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet Hetimet për “Albanian Files”, Lubonja: Janë formale, s’kam parë që të thirret Rama 80 miliardë dollarë në lojë! A rrezikon CEO i Nvidia-s divorcin më të shtrenjtë në histori pas tradhtisë nd... Tritoli në lokalin e Noizyt/ Babai i këngëtarit në GJKKO: Na provokuan një ditë para shpërthimit Sondazhi i Reuters: 71% e amerikanëve kërkojnë t’i jepet fund luftës në Iran, shumica kundër tarifave të Tr... SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 milionë lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh në 2027... Protestat kundër qeverisë dhe korrupsionit/ Media italiane: “Albanian Files” iu kthye Ramës në bumerang pol... Babai i Noizy-t në GJKKO, dëshmon në gjyqin ndaj anëtarëve të bandës së Laert Haxhiut
AKTUALITET

Prokuroria çon në gjyq 8 ish-zyrtarë të ‘Agrokredit’ për shpërdorim detyre

P
Piranjat30 September 2026, 10:36 · 5 min lexim
Prokuroria çon në gjyq 8 ish-zyrtarë të

Prokuroria e Tiranës ka dërguar në gjyq 8 ish-zyrtarë të Shoqërisë së Parë Financiare të Zhvillimit (FAF), sot ‘Agrokredit’, të akuzuar për shpërdorim detyre.

Mes të akuzuarve janë ish-administratori Dashamir Qeli dhe ish-kryetarja e Këshillit Mbikëqyrës, Ilda Malile.

Sipas Prokurorisë, shkeljet lidhen kryesisht me blerjen e një automjeti në vitin 2016, me vlerë 1.6 milionë lekë, si dhe me vendimin për punësimin e një shoferi të ri.

Hetimi ka konstatuar se procedura e blerjes së automjetit është kryer pa miratimin e Ministrit të Financave dhe se në dokumentacionin e tenderit mungonte argumentimi i kritereve të veçanta të kualifikimit.

Një tjetër element i hetimit është fakti se automjeti kishte qenë më parë në pronësi të Ilda Maliles, e cila në atë kohë drejtonte Këshillin Mbikëqyrës të FAF-it.

Prokuroria vlerëson gjithashtu se justifikimi për blerjen e automjetit, i cili supozohej të zëvendësonte punën e gjashtë mjeteve, nuk qëndronte, pasi FAF kishte 30 degë në 30 rrethe të vendit.

Pavarësisht se shoqëria kishte tashmë gjashtë shoferë që paguheshin, por nuk kishin mjete në dispozicion, pas blerjes së automjetit u hap edhe një vend i ri pune dhe u punësua një shofer i shtatë.

Sipas Prokurorisë, këto veprime dhe mosveprime të tetë ish-zyrtarëve kanë sjellë shkelje të detyrës dhe të procedurave ligjore.

Hetimi për këtë procedim penal nisi në vitin 2020, ndërsa çështja i ishte përcjellë Prokurorisë së Tiranës nga SPAK.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq administratorin, kryetaren dhe anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të Shoqërisë së Parë Financiare të Zhvillimit (FAF sh.a.) shtetasit I.M., A.K., Ll.P., D.Q., A.C., M..L., O.D. dhe E.Xh të akuzuar për veprën penale ‘Shpërdorim detyre’ parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Hetimet mbi procedimin penal nr.248 të vitit 2020, sjellë nga Prokuroria e Posaçme, konstatuan një sërë shkeljesh të evidentuara edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit me procedurat e prokurimeve të kryera nga këta persona.

Nga hetimet rezultoi se procedurat e ndjekura. specifikisht për blerje automjeti, janë realizuar pa miratimin e Ministrit të Financave në atë kohë dhe në dosjen e tenderit nuk administrohet argumentimi i kritereve të veçanta për kualifikim, në kundërshtim me ligjet në fuqi. Për sa më sipër është ngarkuar me përgjegjësi administratori D. Q. Si dhe Këshilli Mbikqyrës i përbërë nga kryetarja shtetasja I.M. si dhe anëtarët A.C., A.K., M.L., Ll.P., O.D., si dhe A.Gj. Ky mjet rezultoi gjithashtu se ishte më parë në pronësi të kryetares së Këshillit Mbikëqyrës, shtetases I.M. ish-sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë.

Hetimet arritën në përfundim se mjeti i blerë nga FAF sh.a., me vendimin e asamblesë në vlerën 1 600 000 lekë me tvsh, që do zëvendësonte punën e 6 mjeteve, nuk mund të përmbushte nevojat për 30 degët në 30 rrethe të Shqipërisë të kompanisë. Po kështu dhe caktimi i një vendi shtesë pune për shofer për këtë mjet të sapoblerë, kur ishin tashmë 6 shoferë të tillë pa mjete dhe që mernin rrogat, ishte i tepërt dhe në kundërshtim të hapur me ligjin.   

Në përfundim të hetimeve, me provat dhe aktet e administruara, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm vlerësoi se provohet se nga ana e shtetasve të pandehur I.M., A.K., Ll.P., D.Q., A.C., M.L., O.D., dhe E.Xh., me veprime aktive ose mosveprime, janë konsumuar elemente të figurës së veprës penale të parashikuar nga neni 248 i K.Penal. 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.