Aksidenti në Pezë, reagon policia: Automjeti është përplasur me skarpatën anësore të rrugës

Policia ka reaguar pas aksidentit tragjik i cili ndodhi në Pezë, ku një 16 vjeçar humbi jetën dhe një tjetër u plagos. Në një njoftim zyrtar, policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:10, në Pezë-Helmes. Sipas policisë, i mituri duke drejtuar pa leje një automjet, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij.
Për pasojë automjeti është përplasur me skarpatën anësore të rrugës, dhe më pas është përmbysur. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën, ndërsa pasagjeri, 16 vjeç, është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Më datë 29.09.2026, rreth orës 22:10, në Pezë-Helmes, shtetasi i mitur 15 vjeç, duke drejtuar pa leje një automjet, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë automjeti është përplasur me skarpatën anësore të rrugës, dhe më pas është përmbysur.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën, ndërsa pasagjeri, 16 vjeç, është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Lexo edhe
AKTUALITET
Të mbytura me dosje dhe pa siguri/ Mjerimi i godinave të gjykatave në Shqipëri

EU Perspectives: Rasti i ish-kreut të SHISH trazon institucionet, çështja vjen në një moment kyç për integrimin në BE

I mori babait makinën pa leje, por u përfshi në aksident tragjik! 16-vjeçari humb jetën në Pezë, plagoset shoku 15-vjeçar

“Shpëtojnë nga skëterra komuniste”: historia reale pas fotos së familjes Fili në SHBA

Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për sot! Sa do të jenë temperaturat

Si u nda tregu i sigurimit të detyrueshëm të automjeteve për 8-mujorin 2026

Qeveria ka 120 milionë euro fonde të lira te llogaria e BSH; Sa do të përdoren për pensionet

Gjirokastër/ Flakët rrezikojnë shtëpitë te Ura e Kardhiqit, ndërhyrja e zjarrfikësve shpëton banesat dhe magazinat





