“Po më marrin tokën për burgun”/ Denoncimi i fortë nga Kukësi: Kam dokumentet e pronës!

Një qytetar nga Kukësi i është drejtuar “Piranjave” me një denoncim, ku pretendon se toka e tij private po përdoret për punimet për ndërtimin e një burgu në zonën e Bicajt, në ish-repartin ushtarak.
Sipas denoncuesit, prona është e pajisur me dokumentacion dhe ai pretendon se toka i është marrë pa miratimin e tij.
“E kam me dokumente, është tokë private e imja. Shteti po merr tokën për burg”, shprehet ai në denoncimin e dërguar.
Denoncuesi pretendon gjithashtu se ka bërë kallëzim në Kukës, por deri tani, sipas tij, nuk ka pasur një zgjidhje për çështjen. Ai thotë se punimet nga firma “Ergi Balla”, “Ergi Since 2000”, vijojnë edhe pas denoncimit.
“Kam denoncuar në Kukës, po asgjë deri tani. Firma po vazhdon punimet për burg pa ndalim”, pretendon qytetari.
Ai kërkon që institucionet të verifikojnë dokumentacionin e pronës dhe ligjshmërinë e përdorimit të saj për projektin e ndërtimit të burgut.
“Nuk kam frikë nga askush. E kam tokën private, dokumentacionin e kam në rregull”, shprehet denoncuesi.
Pretendimet e mësipërme janë ato të denoncuesit dhe kërkojnë verifikim nga institucionet përkatëse./Piranjat News
Lexo edhe
AKTUALITET
Ish-shefi i Operacionales në SPAK, do të pyetet për çështjen “Agasi”

Tritol lokalit në Fllakë të Durrësit, detajet

Mashtruesit me telefon, goditet “call center”-i në Tiranë, 4 në pranga, shpallet në kërkim pronari

Aksidenti në Pezë, reagon policia: Automjeti është përplasur me skarpatën anësore të rrugës

Të mbytura me dosje dhe pa siguri/ Mjerimi i godinave të gjykatave në Shqipëri





