Mashtruesit me telefon, goditet “call center”-i në Tiranë, 4 në pranga, shpallet në kërkim pronari

Një tjetër rast i dyshuar i mashtrimit përmes platformave online është goditur në Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “INVESTING”.
Operacioni u finalizua nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve Kibernetike dhe Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.
Gjatë ndërhyrjes në një ambient në rrugën e Kavajës, i përshtatur me poste pune, Policia kapi në flagrancë pesë persona, të cilët dyshohet se mashtronin shtetas të vendeve të ndryshme të Bashkimit Europian përmes platformave online.
Nga hetimet paraprake rezultoi se ambienti ishte në pronësi të shtetasit Taulant Beleraj., 45 vjeç, i cili, sipas Policisë, në bashkëpunim me personat e tjerë, e administronte atë për zhvillimin e kësaj veprimtarie të kundërligjshme.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore u arrestuan shtetasit u arrestuan Emirjon Xhafa, Genci Ndoni, Ekzon Dervishi dhe Eroll Hyslihaka. U shpall në kërkim pronari i ambientit, shtetasi Taulant Beleraj., ndërsa shtetasja E. A., 23 vjeçe, u procedua në gjendje të lirë.
Gjatë operacionit, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 13 njësi kompjuterike, 19 aparate celularë, 7 laptopë dhe materiale të tjera që dyshohet se lidhen me veprimtarinë e paligjshme.
Hetimet vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie.
Goditet një tjetër rast mashtrimi nëpërmjet platformave online.
Vihen në pranga 4 shtetas, shpallet në kërkim pronari i ambientit dhe procedohet në gjendje të lirë 1 shtetase.
Sekuestrohen 13 njësi kompjuterike, 19 aparate celularë, 7 laptopë dhe materiale të tjera.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve Kibernetike dhe Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe një sërë veprimesh hetimore e procedurale, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “INVESTING”.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në një ambient, në rrugën e Kavajës, i përshtatur me poste pune, ku kanë kapur në flagrancë shtetasit E. Xh., G. N., E. D. dhe E. H., si dhe shtetasen E. A., të cilët dyshohet se mashtronin shtetas të vendeve të ndryshme të Bashkimit Europian, nëpërmjet platformave online.
Nga hetimet rezultoi se ambienti ishte në pronësi të shtetasit T. B., i cili, në bashkëpunim me shtetasit e mësipërm, e administronte atë me qëllim zhvillimin e kësaj veprimtarie të kundërligjshme.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore u vunë në pranga shtetasit E. Xh., 40 vjeç, G. N., 42 vjeç, E. D., 32 vjeç dhe E. H., 31 vjeç.
Si dhe u shpall në kërkim shtetasi T. B., 45 vjeç, ndërsa shtetasja E. A., 23 vjeçe, u procedua në gjendje të lirë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 13 njësi kompjuterike, 19 aparate celularë, 7 laptopë dhe materiale të tjera që dyshohet se lidhen me këtë veprimtari.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie.
Lexo edhe
AKTUALITET
Aksidenti në Pezë, reagon policia: Automjeti është përplasur me skarpatën anësore të rrugës

Të mbytura me dosje dhe pa siguri/ Mjerimi i godinave të gjykatave në Shqipëri

EU Perspectives: Rasti i ish-kreut të SHISH trazon institucionet, çështja vjen në një moment kyç për integrimin në BE

I mori babait makinën pa leje, por u përfshi në aksident tragjik! 16-vjeçari humb jetën në Pezë, plagoset shoku 15-vjeçar

“Shpëtojnë nga skëterra komuniste”: historia reale pas fotos së familjes Fili në SHBA





