Ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 28-vjeçari filipinas në Durrës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Durrës, ku një 28-vjeçar me origjinë nga Filipinet ka humbur jetën gjatë punës.
Sipas njoftimit të policisë, bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:20, në lagjen nr. 1 të qytetit. I riu, i identifikuar me inicialet A. R., 28 vjeç, ishte punonjës i një firme private dhe në momentin e ngjarjes po punonte në një varkë.
Nga të dhënat paraprake rezulton se 28-vjeçari po përdorte një pompë për të hequr ujin nga varka, kur ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Kontakti me rrymën ka rezultuar fatal dhe i riu ka humbur jetën.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po vijon veprimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.
Lexo edhe
AKTUALITET
Ishte dënuar për vrasjen e bashkëshortes, 49-vjeçari i jep fund jetës në burgun e Reçit

Aksident i frikshëm pranë Sukthit, “Volkswagen”-i përmbyset në mes të autostradës

Artan Hoxha “plas bombën”: 3 PC-ve te SHISH iu janë hequr hard-disqet. Bashkëpunëtorë të Hysenit fshinë provat

Autobusi përfshihet nga flakët në hyrje të tunelit në Elbasan, bllokohet rruga

Zjarr në katin e parë të një hoteli në Gjirokastër

Transportonin emigrantë të paligjshëm, dy makinat përplasen me patrullën e policisë, shpallen në kërkim drejtuesit

Aksident në Gjirokastër, makina përplas këmbësoren

Plumb në këmbë pas sherrit në lokal/ Zbardhet ngjarja në Tiranë, 54-vjeçari ende në kërkim





