“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën
Ambasadori amerikan Eric Wendt u takua sot me Kryeministrin Edi Rama, një takim që vjen disa ditë pas marrjes së detyrës së dipl...
Ambasadori amerikan Eric Wendt u takua sot me Kryeministrin Edi Rama, një takim që vjen disa ditë pas marrjes së detyrës së dipl...
Eraldo Fizi, ish-bashkëshorti i Xhuana Nikollit, është vetëdorëzuar në Policinë e Lezhës, pasi ishte shpallur në ...
Ish-prokurorja e EULEX, Maria Bamieh në një intervistë për Klan News, ku ka komentuar vendimin e Gjykatës Speciale, e cila ka dë...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku thotë se ekonomia shqiptare është futur në një rreth vicioz dhe nuk prodhon m&eum...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka hedhur akuza të forta në lidhje me ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni, duke de...
Në një atmosferë të rëndë zie, familjarë, miq dhe shokë skuadre i dhanë lamtumirën e fundit 16-vjeçar...
Ardhja e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Tiranë pritet të shoqërohet me protesta, teksa kjo e fundit do t...
Një rast i dyshuar i shitjes së lëndëve narkotike është goditur nga Policia në Elbasan, në kuadër të operaci...
Në një përleshje e dhunshme ka ndodhur mes të burgosurve shqiptarë dhe algjerianë në burgun e Domokosit, në prefektur&...
Kryeministri Edi Rama prezantoi sot në praninë edhe të ambasadorëve të vendeve europiane, projekt ndryshimet në Kodin e Procedur...

Çmimet e ujit të pijshëm të ambalazhuar në bare dhe restorante gjithnjë e më tepër po rezultojnë me diferencë të lartë krahasuar me çmimet e shitjes prej prodhuesve vendas.
Në disa bare çmimi i ujit të ambalazhuar po kushton më tepër sesa çmimi i kafes. Nëse konsumatori paguan 100 lekë për kafen, në disa bare i ndodh që për ujin në paketim 0.5 L, çmimin që varion nga 100 deri në 150 lekë. Për paketimin në shishe qelqi, çmimi i ujit në bare dhe restorante arrin deri 250 lekë.
Disa nga prodhues të ujit të ambalazhuar vendas pohuan për Monitor se pavarësisht kostove në rritje nga luhatjet e çmimeve të plastikës apo naftës nuk kanë ndryshuar çmimet e shitjes në prodhim. Madje sipas tyre në 10 vitet e fundit çmimet e shitjes kanë ruajtur qëndrueshmëri. Prodhuesit pohojnë se e tregtojnë me çmime 23 lekë për shishe.
Diferenca më e lartë e çmimit në prodhim, dhe atyre që tregtohet në bare dhe restorante është për paketim në shishe qelqi, ku sipas prodhuesve prej 10 vitesh tregtohet me çmim 55 lekë për shishe. Paketimet në shishe plastike prej 0.5 litër që më së shumti konsumohen në bare,.
Operatorët e bareve dhe restoranteve argumentojnë se konsumatori nuk paguan vetëm ujin. Në çmimin final përfshihen kostot e pagat e punonjësve, qiraja, energjia elektrike dhe detyrimet tatimore dhe informaliteti i sektorit.
Por sipas tyre një prej kostove që ka ndryshuar ndjeshëm vitet e fundit dhe ka ndikuar te aktiviteti janë shpenzimet për pagat e punonjësve. Paga minimale në vend është 50 mijë lekë në muaj nga 1 janari 2026, duke rritur kostot e bizneseve.
Po ashtu bizneset e bareve dhe restoranteve pohojnë se kanë rritur ndjeshëm pagat e stafit të kamerierëve dhe banakierëve që arrijnë në nivele, 80 mijë deri 100 mijë në muaj. Rritja e pagave sipas tyre është ndikuar nga mungesa e fuqisë punëtore.
Në vitin2025 sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për Monitor rezulton se është arritur rekord në prodhimin e ujit të ambalazhuar.
Në total është prodhuar një sasi prej 345,1 mln litra apo 73% më tepër sesa viti 2024. Në 2025 është prodhuar sasia më e lartë për dekadën e fundit.
Rritje ka pasur edhe për eksportet. Për vitin 2025 u eksportua një sasi prej 54,8 mln litra ujë i ambalazhuar sipas të dhënave të Doganave. Në raport me vitin 2024 eksportet u rritën me 2%.
Përveç sfidës për rritjen e prodhimit, për operatorët e sektorit mbetet edhe amortizimi i kostos së prodhimit, që është rritur nga ndryshimet e çmimit të plastikes, tapave, etiketave, qelqit dhe naftës që po ndikon në zinxhirin e shtrenjtimit të shërbimit të transportit.
Më herët drejtues të operatorëve kryesorë prodhues në vend theksuan se këto kosto në rritje i kanë amortizuar përmes investimeve në teknologji të reja për përdorimin e ambalazhimeve PET të riciklueshme.
Por industria pritet të përballet me një tjetër rritje të kostove në të ardhmen. Por prodhuesit paralajmërojnë se nisja nga zbatimi prej 1 janarit 2027 të ligjit të ri për mbetjet, i përafruar me legjislacionin e Bashkimit Europian, pritet të rrisë ndjeshëm kostot prodhuese për këtë industri. /Monitor
Që nga përmbytjet e fillimvitit e deri më tani, kur kanë kaluar më shumë se tetë muaj, banorët e Labovës së ...
Në një atmosferë të rëndë zie, familjarë, miq dhe shokë skuadre i dhanë lamtumirën e fundit 16-vjeçar...
Çështja e ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, pritet të rikthehet për diskutim në ...
Dy persona janë arrestuar këtë të mërkurë nga Policia e Tiranës, pasi akuzohen për veprën penale zjarrvënie....
Një rast i dyshuar i shitjes së lëndëve narkotike është goditur nga Policia në Elbasan, në kuadër të operaci...
Në një përleshje e dhunshme ka ndodhur mes të burgosurve shqiptarë dhe algjerianë në burgun e Domokosit, në prefektur&...
Apeli i Posaçëm la në fuqi dënimet e shpallura më herët nga GJKKO ndaj Gëzim Bakallit dhe Erjon Locit. Gëzim Bakall...
Këshilli i Sigurimit Kombëtar pritet të mblidhet sërish në fund të tetorit, rreth një muaj pas mbledhjes së fundit. S...
Një katastrofë ekologjike ndodhi ditën e djeshme në Lushnjë, ku Bashkia thau rezervuarin e Kashnjetit për rikonstruksion, n...
Një grup qytetarësh janë mbledhur këtë të mërkurë para Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsioni...