Skandali me videot e VIP-ave/ Ekspertja e IT-së: Identifikova edhe personazhe të politikës

Ekspertja e IT-së, Denisa Kele, ka folur në lidhje me videot intime të personazhe publikë të publikuara së fundmi në media.
E ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, Kele tha se ka hyrë te faqja në fjalë dhe ka parë se në të ka edhe video të politikanëve shqiptarë dhe i bëri thirrje policisë që të marrë masa paraprake që këto pamje mos të shpërndahen.
“Ka personazhe të tjerë nga bota politike që janë pjesë e këtyre faqeve. Shpresoj shumë që policia t’i shohë dhe t’i fshijë. I kam parë dhe i kam identifikuar. Policia është në dijeni të kësaj faqeje. Videot janë ende të aksesueshme me pagesë dhe është shqetësuese”, tha ekspertja e IT-së.
Ndërsa duke folur për mënyrën se si u bënë publike videot intime të Adrian Hilës, Kele tha se beson se është një ‘hakerim i centralizuar’.
“Janë paisje që duken si objekte të zakonshme por që në to vendosen kamera. Këto materiale kanë qenë të regjistruara në vitin 2024. Jam futur në aplikacion dhe janë marrë nga kompani hakërimi ruse. Nëse policia do e marrë në pyetje Hilën, do të marrë vesh se ça kamere është. Unë besoj se ka të bëjë me hakerim të centralizuar, të kompanisë që i ka prodhuar këto kamera, atëherë është rastësi. Jam futur në faqen e kësaj kompanie ruse, të gjitha janë video pornograike, të bëra në zona private”, tha ekspertja e IT-së.
Lexo edhe
AKTUALITET
Prostitucion në apartamentet e Tiranës, arrestohen 5 shtetase të huaja

“E dija që po filmoja, por nuk i publikova videot”/ Adrian Hila reagon për skandalin

“Ishte në dijeni për xhirimin”/ Gazetarja zbulon detaje nga rasti i Adrian Hilës, videot qarkullojnë ende në internet

Zjarri në Rinas/ TIA reagon pas incidentit: Shkëndija elektrike përfshiu tabelën reklamuese, flakët u izoluan në kohë rekord

Policia urdhëron që Ardian Hila të shoqërohet me forcë…

I akuzuar në Itali për trafik droge, arrestohet në Kavajë 47-vjeçari

Momente paniku te Kthesa e Kamzës, autobusi i linjës Vorë-Tiranë përplaset me bordurën dhe përfundon në trotuar

Skandali erotik me videot e VIP-ave, sa vite burg rrezikon kompozitori, Adi Hila





