U ekstradua nga SHBA/ 51-vjeçari kërkon shuarjen e dënimit pas 26 vitesh, i dënuar për tri vrasje del sot me gjykatës së Fierit

Sokol Hoxha, 51-vjeçari i ekstraduar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka mbërritur këtë të hënë në Gjykatën e Fierit, nën masa të rrepta sigurie, ku kërkon shpalljen e parashkrimit të dënimit penal. Hoxha, nga Patosi, është dënuar me 25 vite burg për vrasjen e dy vëllezërve Banaj në vitin 1997. Ai është dënuar gjithashtu me burgim të përjetshëm nga drejtësia belge për vrasjen e Brunilda Dervishit.
51-vjeçari kërkon të përfitojë nga mekanizmi ligjor i parashkrimit të dënimit, duke argumentuar se kanë kaluar 26 vite pa u ekzekutuar vendimi i dhënë në mungesë nga Gjykata e Fierit në vitin 2000. Hoxha u arrestua në SHBA në muajin maj, në kuadër të operacionit “Globi”, falë bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese të Shqipërisë, Belgjikës dhe Shteteve të Bashkuara. Ai u ekstradua në Shqipëri më 6 gusht dhe u dërgua në burgun e Fierit për të vuajtur dënimin me 25 vite burg.
Seanca e zhvilluar një javë më parë u shty për ditën e sotme, me qëllim marrjen e informacionit nga Gjykata e Lartë lidhur me vendimmarrjen më të fundit për çështjen. Përpara trupit gjykues, të përbërë nga gjyqtarja Aurora Tusha, prokurorja Malbora Dinaj dhe avokatët Toto Avdija e Rozeta Plaku, Hoxha do të përballet me kërkesën e tij për shuarjen e dënimit, që mund të ndikojë në vijimin e vuajtjes së tij në burg.
Lexo edhe
AKTUALITET
Ngjarja e rëndë që përgjaku lokalin e dasmave, viktima ishte nipi i pronarit të restorantit

Atentati me tritol në Gjirokastër/ Merren në pyetje 23 persona! Familjarët e Beqir Devollit: Kishte 1 vit që ruhej

Çfarë e lidh Jonaid Myzyrin me REJ Shpk, mbi 99 tendera të fituara, shumica me probleme!

Almer Toska: Balluku ka një ortak brenda SPAK! Zbulon takimin e fshehtë

Tragjedia në Fushë-Krujë/ 16-vjeçari humbi jetën pas shkëputjes së ashensorit, kamerierët dyshohet se po bënin shaka

Fushë-Krujë/ Arrestohet 26-vjeçari, dyshohet se përfshiu një të mitur në një ngjarje tragjike në ashensor

Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Jep dorëheqjen drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve





