VIDEO/ Tensione para derbit të kryeqytetit, tifozët e Partizanit dhe Tiranës përplasen me flakadanë

Derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës është kryefjala e futbollit shqiptar këtë të diel, por atmosfera është tensionuar edhe përpara fillimit të ndeshjes.
Pak orë para duelit në “Arenën Kombëtare”, janë regjistruar episode dhune, teksa tifozë të të dyja skuadrave janë përplasur në rrugët pranë stadiumit. Situata ka qenë e tensionuar, pasi disa prej tifozëve kanë përdorur edhe flakadanë, të cilët i kanë hedhur në drejtim të njëri-tjetrit. Për fat të mirë, ndërhyrja e menjëhershme e policisë që ndodhej në zonë bëri të mundur normalizimin e situatës, duke shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të incidenteve.
Tashmë, vëmendja zhvendoset te fusha e lojës, ku Partizani dhe Tirana do të përballen në orën 18:30, në javën e gjashtë të Abissnet Superiores. Një sfidë që shkon përtej rivalitetit historik mes dy skuadrave, pasi të dyja kanë nevojë urgjente për pikë dhe një rezultat pozitiv për të ndryshuar ecurinë e tyre në kampionat.
Bardheblutë renditen në vendin e gjashtë me 5 pikë, ndërsa Partizani mban vendin e tetë me 4 pikë. Në këto kushte, fitorja merr një rëndësi të veçantë për të dyja skuadrat, të cilat synojnë të reagojnë dhe të fitojnë terren në klasifikim.
Pritshmëritë për këtë përballje janë të larta, por pas incidenteve të regjistruara në prag të saj, sfida e sotme merr edhe më shumë vëmendje. Në një derbi ku emocionet janë gjithmonë të forta, në fushë pritet të flasë futbolli, pas tensioneve që shoqëruan orët para startit të ndeshjes.
Lexo edhe
AKTUALITET
Atentati në Gjirokastër/ Autori e ndoqi Beqir Devollin për 3 kilometra, shpërthimin e aktivizoi me telekomandë

'Rama i dha 32 milionë euro TIMAK pa tender'/ Hoxhaj: Mjetet thjesht të lyera me bojë dhe të salduara

Vrasja e Ardian Nikulajt, Gjykata Supreme në Angli cakton datën e shqyrtimit të ekstradimit të 5 të dyshuarve

Aksident në Selanik/ Shqiptari hyn me makinë në lokal dhe plagos tre persona

Derbi Partizani–Tirana, Policia bllokon disa rrugë dhe përcakton itineraret e tifozëve





