Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Mbledhja e PS, Çollaku: Ishte më shumë një Asamble ushtarake - Rama mbrojti të pandehurit e tij në sallë dh... Paradoksi i Lidl në Ballkan/ 100 milionë euro në Sarajevë, strategik në letër dhe zero tulla në Durrës Nga Fatos Nano te Kastriot Islami dhe Elisa Spiropali, historia e përjashtimeve nga Partia Socialiste Iu hoq drejtimi i PS në Tiranë, Veliaj reagon për herë të parë pas Asamblesë U arratis gjatë funeralit të vëllait, arrestohet pas 7 muajsh shqiptari në Australi! Shqipëria luan sot me Bjellorusinë ndeshjen e fundit të Grupit C1, ku vendoset fituesi i grupit. Mesazhi i studentëve: Donte diktatura që të ikte, por Edi Rama nuk e linte Gjenden 3 automjete të vjedhura, policia: Do përdoreshin për ngjarje kriminale Ujësjellësi i Korçës “i krimbur” në borxhe, 29.5 milionë euro kredi pa asnjë këst të shlyer Lagështira kërcënon Amfiteatrin e Durrësit, nisin punimet restauruese Skandali i dopingut/ Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria nuk ia pranon Aksidentet rrugore/ Shqipëria me 25 viktima më shumë në 2025
AKTUALITET

Akuzat për falsifikim dokumentesh/ Prokuroria nuk pranon pafajësinë e Luiz Ejllit, bën rekurs në Gjykatën e Lartë

P
Piranjat15 November 2026, 13:16 · 1 min lexim
Akuzat për falsifikim dokumentesh/ Prokuroria nuk pranon

Prokuroria ka kundërshtuar vendimin e pafajësisë për Luiz Ejllin duke paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë, ku çështja pritet të shqyrtohet më 24 nëntor dhe relator është caktuar gjyqtari Sokol Binaj.

Luiz Ejlli u akuzua për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve, kryer në bashkëpunim. Sipas Prokurorisë, gjatë periudhës kur kishte humbur licencën e noterit, ai kishte përdorur vulën noteriale për të hartuar një deklaratë që justifikonte burimin e një shume prej 210 mijë eurosh, në favor të shtetasit Fatmir Avdurramani.

Më 2 tetor 2024, Gjykata e Shkallës së Parë në Fier e shpalli fajtor Ejllin dhe e dënoi me një vit burgim. Ndërkohë, bashkëpandehuri i tij, Fatmir Avdurramani, u dënua me 18 muaj burgim. Por më 8 maj 2025, Gjykata e Apelit në Tiranë ndryshoi vendimin e shkallës së parë, duke shpallur të pafajshëm të dy të pandehurit.  Prokuroria e Apelit depozitoi rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar shqyrtimin e vendimit të pafajësisë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.