Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rama ndryshon rregullat para protestës kombëtare, faturën e dëmeve do ta paguajnë edhe organizatorët VIDEO/ Prokuroria jep detaje për sekuestrimin e 136 kg drogë që u trafikua nga Shqipëria. Zbulohet destinac... Banorët e lagjes "18 Shtatori" në Gjirokastër denoncojnë zhurmën nga lokalet: Kërkojnë ndërhyrjen e policis... 28 Nëntori hyn në kalendarin zyrtar të New York-ut! Dita e Pavarësisë së Shqipërisë do të përkujtohet çdo v... Reshjet e shiut përmbytin disa zona në Elbasan, nën ujë toka bujqësore dhe fusha e futbollit në Librazhd E rëndë në Shijak! 21-vjeçari gjendet i pajetë në një poligon, dyshohet se… Takimet e kreut të PD/ Foltorja e Ripërtëritjes sot në Kamëz Miliona euro nga UEFA! Konfirmohet shifra e plotë që Egnatia ka arkëtuar deri tani, ia kalon Skënderbeut VIDEO/ Telefonata për Ditën e Falenderimeve, moment i sikletshëm i Trump dhe Melanias me ushtarët jashtë ve... Depozita 5-tonëshe bie nga tarraca e pallatit 8-katësh në Fier! Shpëtojnë kalimtarët “Të japim noj lek ta heqim nga SPAK-u”/ Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, zbardhen bisedat në Sky ECC, GJK... “Është targa e makinës së kushëririt tonë, kryeministrit”, Saimir Tahiri publikon përgjimet: Sa mirë më nji...
AKTUALITET

Akuzat se mori 500 mijë euro nga Shehaj për ta bërë deputet. Basha padit Taulant Ballën

Lulzim Basha dhe Taulant BallaTIRANË- Lulzim Basha ka depozituar një padi civile në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ndaj Kreut të Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, duke e akuzuar për shpifje

P
Piranjat27 November 2026, 18:48 · 3 min lexim
Akuzat se mori 500 mijë euro nga Shehaj për ta bërë deputet.

Lulzim Basha ka depozituar një padi civile në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ndaj Kreut të Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, duke e akuzuar për shpifje. Shkak për këtë përballje ligjore është bërë një deklaratë e Ballës në Kuvend, ku ai thotë se Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, kishte paguar para për të siguruar përfshirjen në listën e kandidatëve për deputetë.

Basha e kundërshton këtë pretendim, duke e cilësuar atë të pavërtetë dhe me pasoja për reputacionin dhe dinjitetin e tij. Në kërkesëpadinë e paraqitur në gjykatë, ai kërkon që Balla të tërheqë publikisht deklaratën dhe të publikojë një përgënjeshtrim në mediat kombëtare, me shpenzimet e veta.

Në argumentimin e tij, Basha thekson se liria e shprehjes dhe debati politik nuk mund të përdoren si mburojë për deklarata faktike të pavërteta që dëmtojnë figurën e një individi. Sipas tij, çështja duhet të trajtohet mbi bazën e provave dhe fakteve konkrete, duke respektuar edhe standardet e Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, pavarësisht pozicionit politik të personave të përfshirë.

“Liria e shprehjes dhe debati politik nuk përbëjnë imunitet nga përgjegjësia ligjore për deklarata faktike të pavërteta që cenojnë reputacionin dhe dinjitetin e individit. Çdo rast duhet të shqyrtohet mbi bazën e fakteve, provave dhe standardeve të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, pa privilegje për shkak të statusit politik të palëve”, thuhet në kërkesën drejtuar gjykatës.

"Ti, hajdut, vodhe të dhënat e anëtarëve të PD-së. Në zgjedhjet e vitit 2025, u dërgoje mesazhe anëtarëve të PD-së dhe u kërkoje vota. Për këtë, Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave të ka dënuar. Ka vendim. Në parti të futi Luli dhe ta kam thënë, kjo shifra 500 që thua për metrat e shtëpisë sime të ka ngelur nga Luli. Ma ka thënë Luli: ‘E futa në listë se më dha 500 mijë euro.’ Ngrije kokën, Agron. Ti ke ardhur në politikë duke blerë mandatin," i tha Balla Shehajt në Kuvend.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.