Ambasadori i OSBE-së: Reforma zgjedhore të avancojë para 30 nëntorit

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Michel Tarran, ka kërkuar përparim në Reformën Zgjedhore, në prag të zgjedhjeve vendore të 9 majit 2027.
Tarran është takuar me bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknurin dhe Oerd Bylykbashin, me të cilët ka diskutuar hapat që duhet të ndërmerren për vijimin e procesit.
Në fokus të takimit ka qenë zbatimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, ndërsa ambasadori ka vënë theksin te rëndësia e arritjes së rezultateve përpara përfundimit të mandatit të Komisionit, më 30 nëntor.
Sipas OSBE-së, përmbushja e këtyre rekomandimeve duhet të bëhet në kohën e duhur, përmes një procesi gjithëpërfshirës dhe ndërpartiak.
Ditën e nesërme pritet të zhvillohet një mbledhje e Komisionit të Reformës, ndërsa mbetet për tu parë nëse do të ketë një dakordësi mes palëve.
Lexo edhe
POLITIKE
Zyrtare/ AP: Vende anëtare nuk ishin dakord që Samiti i NATO-s të mbahej në Tiranë

Tabaku takim me përfaqësues të OKB-së, denoncon dhunën dhe shkeljen e të drejtave të protestuesve

Çollaku: Prokurorët e SPAK të dalin para qytetarëve, mospërputhje në deklaratat për dosjen Balluku

Nis protesta në Tiranë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. Përplasje me policinë

“Administratë të jetë neutrale”- PD bën gati dokumentin për Reformën Zgjedhore pas vetos: Të ndalohet patronazhimi

“Dosja Balluku”/ Bardhi: SPAK me dy standarde! U dorëzua para Ramës

Lala: SPAK ka nisur dosjen “Balluku 2”, shqyrtohen tendera të tjerë

Nëna e Monika Kryemadhit kërkon pafajësi, kundërshton SPAK për 846 mijë eurot dhe konfiskimin e vilës





