Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Arrestohet në Meksikë “El Chapo Isidro”, një nga 10 të arratisurit më të kërkuar nga FBI VIDEO/ Autogoli i pabesueshëm i lojtarit të Portos bën xhiron e rrjetit Berisha përsërit ftesën për Veliajn dhe Spiropalin: Tregoni para shqiptarëve gjithçka dini për Edi Ramën dh... Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani lëndohet gjatë ndeshjes së futbollit kundër gazetarëve... “Jep dorëheqjen. Kriminelë, hajdutë”/ Kryeministri pritet me protesta nga qytetarët pas Asamblesë së PS, Ra... Kokaina e fshehur te mishi i grirë/ Si i burgosuri shqiptar drejtonte trafikun e drogës drejt Spanjës ‘Mund të mos kthehet më si më parë’/ Jamal Musiala është një çështje te Bayerni, problem është edhe...... Zelensky kundërpërgjigjet pas deklaratës së Trumpit: Për ne, Putini është armik dhe vr*sës Bosi shqiptar i drogës Elvis Demçe tenton vetëvrasjen në burgun italian Rama nga Asambleja e PS: Si mund të largohet kryepolicja e Tiranës pse nuk bën “like” postimeve të Veliajt?... Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës: Të dy janë të pë... Rama paralajmëron socialistët në Asamblenë e Tiranës: Kush nuk kryen detyrat, nuk ka vend në PS!
SHOWBIZ

Anxhela Peristeri zbulon se është në një lidhje dashurie prej vitesh: Jemi shumë mirë në guaskën tonë

P
Piranjat21 November 2026, 16:23 · 2 min lexim
Anxhela Peristeri zbulon se është në një lidhje dashurie

Këngëtarja Anxhela Peristeri ka zbuluar se prej shumë vitesh është në një lidhje dashurie, duke ndarë për herë të parë disa detaje rreth jetës së saj sentimentale. Këngëtarja u pyet nëse është e dashuruar, duke iu përgjigjur shkurt dhe pa hezitim: “Po jam”. 

E pyetur se prej sa kohësh, Anxhela zbuloi se bëhet fjalë për një marrëdhënie disavjeçare. Megjithatë, ajo theksoi se nuk ka pasur kurrë dëshirë ta bëjë publike jetën e saj private dhe se ka zgjedhur gjithmonë ta mbajë atë larg vëmendjes mediatike.

“Unë për jetën private nuk kam folur dhe nuk do të flas sot. Kam preferuar gjithmonë ta mbaj të tillë dhe, me sa duket, formula ecën. Varet edhe nga partneri, nëse do apo nuk do të jetë një person publik. Duhet respektuar edhe dëshira e partnerit”, u shpreh këngëtarja.
 
Megjithatë, Anxhela zbuloi se nuk bëhet fjalë për një lidhje që mbahet e fshehtë. Përkundrazi, çifti frekuenton ambiente të ndryshme dhe shfaqet hapur së bashku, por pa e ekspozuar marrëdhënien në rrjetet sociale.

“Nuk fshihemi, dalim shumë hapur. Nuk e bëj publike në rrjetet sociale. Ai nuk ka fare rrjete sociale. Është shqiptar dhe jemi shumë mirë në këtë guaskën tonë”, tregoi ajo.

Ndërsa kur biseda u zhvendos te martesa dhe mundësia për të organizuar një dasmë, Peristeri u shpreh se aktualisht nuk e sheh veten në një hap të tillë.

“Nuk besoj se do të bëj dasmë ndonjëherë. Por kurrë mos thuaj kurrë. Për momentin, mendoj se nuk do të bëj”, u shpreh ajo.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.