Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Shembja e banesave me banorët brenda/ Bashkia Rrogozhinë zgjohet pas ndërhyrjes së Piranjave “Bëhu e imja vetëm një herë”/ Një miqësi që u kthye në përndjekje dhe shantazh Dramë familjare në Vlorë/ Dy motra të mitura jashtë kontrollit, dyshime për ngacmim nga të rriturit Artistët e “atyre” dhe të “këtyre” Shqipëria, portë e hapur pa asnjë kontroll / Emigrantët nga Lindja shtojnë radhët e kriminalitetit Buxheticidi! Laboratorët pa mjekë të specializuar/ Pas denoncimit të Piranjave, Ministria ndryshon rregulloren Kërkesë kundër ekstradimit/ Gjykata Supreme e Brazilit vendos për narko-trafikantin Ervin Mata Berisha: Protestat e qershorit, uragani më i fuqishëm i lirisë së shqiptarëve! Studentët e rinia, të gatshë... EMRI/ Dhunoi policin dhe gëlltiti kokainën, kush është 40-vjeçari shqiptar që përfundoi në gjendje të rëndë... Nis protesta e 174 kundër qeverisë para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me policinë Merret vendimi për kryebashkiakun, Erion Veliaj do t’i nënshtrohet operacionit më 23 nëntor, Drejtoria e Bu...
SHOWBIZ

Saimir Korreshi vë në siklet Luiz Ejllin në emision, shfaqet fotoja e Jozefina Topallit: Këtë e njeh mirë ti

P
Piranjat20 November 2026, 23:01 · 1 min lexim
Saimir Korreshi vë në siklet Luiz Ejllin në emision, shfaqet

Një lojë e zhvilluar këtë mbrëmje në emisionin “Live me Luizin”, ku i ftuar ishte deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, ka vënë disi në siklet moderatorin Luiz Ejlli. Loja konsistonte në disa fotografi politikanësh, të cilat Ejlli i mbante pranë ballit pa i parë, ndërsa Korreshi duhej t’i jepte indicie pa përmendur emrin, në mënyrë që ai të gjente personazhin në foto.

Situata u bë më pikante kur në një prej fotografive u shfaq Jozefina Topalli, nëna e ish-partneres së Luiz Ejllit. Korreshi i dha disa indicie, duke i thënë se personazhin në fjalë e njihte mirë dhe se kishte qenë edhe kryetare.

“ Këtë e njeh mirë ti, të them të drejtën, Luiz. E njeh mirë, e kemi pasur kryetare…”, tha Korreshi.

“Ti do të ma fusësh mua? Ajo që mendoj unë është? Arta Dade?”, pyeti Ejlli, duke qeshur.

“Po, po”, iu përgjigj Korreshi.

“Jozefina?”, tha më pas Luizi, duke e gjetur personazhin në foto.

“Po”, konfirmoi deputeti i PD-së.

“Po e ndaj veç këtë”, u shpreh Ejlli.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.