Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Aksident zinxhir te mbikalimi i Selitës, përfshihen 5 automjete dhe paralizohet trafiku Rama ndryshon rregullat para protestës kombëtare, faturën e dëmeve do ta paguajnë edhe organizatorët VIDEO/ Prokuroria jep detaje për sekuestrimin e 136 kg drogë që u trafikua nga Shqipëria. Zbulohet destinac... Banorët e lagjes "18 Shtatori" në Gjirokastër denoncojnë zhurmën nga lokalet: Kërkojnë ndërhyrjen e policis... 28 Nëntori hyn në kalendarin zyrtar të New York-ut! Dita e Pavarësisë së Shqipërisë do të përkujtohet çdo v... Reshjet e shiut përmbytin disa zona në Elbasan, nën ujë toka bujqësore dhe fusha e futbollit në Librazhd E rëndë në Shijak! 21-vjeçari gjendet i pajetë në një poligon, dyshohet se… Takimet e kreut të PD/ Foltorja e Ripërtëritjes sot në Kamëz Miliona euro nga UEFA! Konfirmohet shifra e plotë që Egnatia ka arkëtuar deri tani, ia kalon Skënderbeut VIDEO/ Telefonata për Ditën e Falenderimeve, moment i sikletshëm i Trump dhe Melanias me ushtarët jashtë ve... Depozita 5-tonëshe bie nga tarraca e pallatit 8-katësh në Fier! Shpëtojnë kalimtarët “Të japim noj lek ta heqim nga SPAK-u”/ Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, zbardhen bisedat në Sky ECC, GJK...
AKTUALITET

Dosja e 2.8 ton drogë! ‘Nëse nuk e gjejmë kontejnerin, humbasim 5 mln euro’/ Dënohet kikboksieri i njohur, punoi për bandën shqiptare

P
Piranjat27 November 2026, 19:02 · 8 min lexim
Dosja e 2.8 ton drogë! ‘Nëse nuk e gjejmë kontejnerin,

Kikboksieri belg Jamal Ben Saddik nuk e ka bindur gjykatën me alibinë e tij në një dosje droge prej 2,8 tonësh kokainë. Prokurori e lidhi atë përmes mesazheve Sky ECC me një bandë shqiptare droge. Kikboksieri i njohur profesionist pohoi se e kishte huazuar telefonin e tij Sky. Gjykata e ka dënuar Ben Saddik-un me një dënim të rëndë me burg.

Nga Patrick Lefelon, PZC

Përsëri një dosje që e ka origjinën te zbërthimi i shërbimit të mesazheve Sky ECC. Shqiptari Devid P. dyshohet se mes tetorit 2019 dhe fundit të vitit 2020 ka organizuar gjashtë transporte droge drejt Antverpenit.

Një ngarkesë e parë mbërriti më 6 nëntor 2019. Sipas policisë, shqiptari kërkoi ndihmën e sportistit të nivelit të lartë Jamal Ben Saddik dhe të Mecit Y. për të nxjerrë ngarkesën prej 200 kilogramësh kokainë nga kontejneri. Kjo nuk shkoi vetvetiu, sepse banda nuk dispononte një planifikues (planner - punonjës porti). Burrat u desh pra të kapërcenin natën rrethimin në molin 730 dhe të kërkonin kontejnerin e drogës. Kjo nuk u arrit atë mbrëmje.

200 pako kokainë

Krerët i dërguan më pas mesazhe njëri-tjetrit: “Nëse nuk e gjejmë atë kontejner, humbasim pesë milionë euro“, thuhej në to. Një ditë më vonë, ata ia dolën megjithatë të merrnin 200 pakot e kokainës.

Muajt në vijim pasuan edhe disa transporte të tjera. Ndonjëherë bëhej fjalë vetëm për 40 kilogramë, të fshehura në ndarjen frigoriferike të një kontejneri. Një herë tjetër bëhej fjalë për një ngarkesë prej 250 kilogramësh që u zbraz në një magazinë në Brecht. Për këtë, Devid P. përdori nxjerrësit (uithalers - persona që nxjerrin drogën nga kontejnerët) e kriminelit të drogës nga Antverpeni, ‘Gino’, Mounier El Bartali.

Lojtar i madh

Megjithatë, bandës së Devid P. nuk i eci gjithmonë mbarë. Dogana dhe policia gjyqësore federale kapën në mars 2020 një ngarkesë prej 770 kilogramësh në një magazinë në Tweemontstraat në Deurne. Tre nxjerrës dhe një shofer u arrestuan me atë rast. Bosi i drogës Devid P. u ankua në mesazhe drejtuar Jamal Ben Saddik-ut se tre nga bashkëpunëtorët e tij shqiptarë dhe një shofer ishin arrestuar. Pak më vonë, në qershor 2020, u sekuestrua gjithashtu një kontejner me 614 kilogramë kokainë.

Sipas Prokurorisë Publike (OM), Devid P. është një lojtar i madh në mjedisin evropian të drogës me kontakte të drejtpërdrejta në Amerikën e Jugut. Ai u dënua tashmë në vitin 2024 në Bruksel me 7 vjet burg. Sipas Prokurorisë, ka unitet qëllimi me faktet që po shqyrtohen tani në Antverpen. Prokurori kërkoi një dënim shtesë prej 4 vjetësh për Devid P.

Të njëjtin arsyetim ndoqi Prokuroria edhe për Mecit Y., i cili gjithashtu ishte dënuar më parë në Dendermonde. Edhe këtu prokurori kërkoi katër vjet burg shtesë. Për Jamal Ben Saddik-un, i cili sipas Prokurorisë ishte në kontakt të drejtpërdrejtë me udhëheqësin Devid P., u kërkua po ashtu katër vjet burg. Ai ishte dënuar tashmë vitin e kaluar me 40 muaj burg, gjysma e të cilëve me kusht, për pastrim parash.

“Telefoni i huazuar”

Për kikboksierin Jamal Ben Saddik, avokati Wim De Colvenaer kërkoi pafajësinë. Sipas avokatit të tij, mesazhet e Sky ECC mbi transportet e drogës nuk ishin dërguar kurrë nga Ben Saddik. Ai kishte vërtet një kriptofon Sky ECC për arsyen e thjeshtë se ai ishte sponsori i tij. Në muajt e qetë, Jamal Ben Saddik shiste abonime të Sky ECC. “Kur klienti im ishte në përgatitje për një ndeshje, ai ua jepte kriptofonin e tij për dy muaj miqve, të cilët më pas mbanin kontaktet me klientët e Sky ECC. Kush dërgoi cilat mesazhe në atë periudhë, me këtë Jamal Ben Saddik nuk kishte asnjë lidhje”, tha De Colvenaer.

Gjykata e gjeti megjithatë të çuditshme që i dyshuari kryesor shqiptar, Devid P., kishte dalë bashkë në një foto me Jamal Ben Saddik-un. Kjo foto u gjet pikërisht në kriptofonin e tij. Devid P. linte takime edhe te Poké Bowl Place, një lokal ushqimor pronar i të cilit është Jamal Ben Saddik.

Megjithatë, Jamal Ben Saddik këmbënguli se nuk e njihte Devid P.-në. Ndoshta i kishte shitur ndonjëherë një telefon Sky ECC. “Çdo ditë njerëzit më kërkojnë të dalin në foto me mua. Kështu janë bërë rreth një mijë foto. Jam sportist i nivelit të lartë që prej vitit 2012. Fatkeqësisht, në vitin 2016 lidha një kontratë sponsorizimi me Sky ECC. Por nuk kam pasur kurrë lidhje me drogën”, u shpreh Ben Saddik.

Ben Saddik kërkoi pafajësinë dhe në mënyrë dytësore një dënim me punë në dobi të komunitetit. “Një dënim efektiv me burg i jep fund karrierës së tij si sportist elitar“, paralajmëroi avokati De Colvenaer.

Në qeli në Shqipëri

I dyshuari kryesor Devid P., i cili aktualisht ndodhet në burg në Shqipëri, nguli këmbë përmes avokatit të tij Johan Heymans te parimi ‘non bis in idem’, i cili thotë se nuk mund të dënohesh dy herë për të njëjtën vepër. Faktet që shqyrtohen tani kanë të njëjtin qëllim dhe lidhen me të njëjtën periudhë, të njëjtën magazinë dhe të njëjtat kode Sky si faktet për të cilat Devid P. mori tashmë 7 vjet burg në Bruksel. “Dosja e Antverpenit nis në maj 2023 dhe çfarë bëjnë hetuesit si gjë të parë? Shkojnë të hedhin një sy në dosjen e Brukselit”, tha Heymans.

Mbrojtja e Mecit Y. ishte në të njëjtën linjë. Avokati Len Augustyns vlerësoi se kishte unitet qëllimi me faktet për të cilat Mecit Y. ishte dënuar tashmë në Dendermonde. “Klienti im rregullonte disa çështje praktike. Ai nuk merrte pjesë në vendimmarrjen e politikave të organizatës. I kërkojmë gjykatës butësi. Një shpallje e thjeshtë fajtor është e përshtatshme”, foli Augustyns.

Katër vjet burg

Këtë mëngjes, gjykata vendosi se kjo dosje është një vazhdim i dosjes së drogës në Bruksel, ashtu siç pretenduan avokatët e të dyshuarve kryesorë. Megjithatë, i dyshuari kryesor Devid P. merr një dënim shtesë prej 6 vjetësh burg. Edhe Mecit Y. merr katër vjet burg shtesë. Për dy burrat u konfiskua një pasuri e paligjshme prej përkatësisht 800.000 dhe 600.000 eurosh.

Për Jamal Ben Saddik-un u dha një dënim efektiv prej 4 vjetësh burg. Gjyqtari konfiskoi për të një pasuri të paligjshme prej 125.000 eurosh.

Ky dënim vjen mbi një dënim tjetër prej dyzet muajsh, gjysma me kusht, në një dosje për pastrim parash. Ai dënim është i formës së prerë. Në dosjen rreth klanit kriminal Yaramis, ai kishte marrë gjithashtu tetëmbëdhjetë muaj burg. Ajo çështje është ende në apel.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.