Prokuroria kundërshton pafajësinë e Luizit, Rogert Sterkaj: Mos u mërzit, të presin çunat e Fierit

Prokuroria ka kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila shpalli të pafajshëm këngëtarin Luiz Ejlli për akuzën e falsifikimit të dokumenteve, duke paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë.
Lëvizja e Prokurorisë ka sjellë reagimin e Roger Sterkajt, i cili nuk i ka kursyer ironitë ndaj këngëtarit në rrjetet sociale.
Përmes një postimi në Instagram, Sterkaj ka publikuar një fotomontazh të Luiz Ejllit pas hekurave, duke e shoqëruar imazhin me një mesazh ironik, ku i drejtohet këngëtarit me nofkën “Biondo”.
“Mora vesh që u dridhe sot! Çfarë kujtove, Bjondo, se në Shqipëri s’kemi shtet?! Anëtarët e Gjykatës së Lartë nuk janë si ata të Apelit! Mos u mërzit, LL.A.P.E., se burgu për burra është! Të presin çunat e Fierit! Free Biondi!” shkruan ai në postim.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Bora Zemani rikthehet si moderatore! Ja ku do ta shohim së shpejti

Katerina ‘harron’ Arnoldin? Ish-konkurentja e 'Përputhen' në një lidhje të re

“James Bond nderi i një jete”/ Aktori britanik Robert Pattinson merr rolin e 007 pas largimit të Daniel Craig

Aktorja turke përfshihet në një përleshje fizike, publikohen pamjet e sherrit në mes të rrugës

Banorja e re e BBVK dikur e dashura e Noizyt, historia e bujshme që bëri zhurmë në showbiz-in shqiptar





