Balluku test për integrimin në BE? Rama nga Brukseli: Askush nuk është mbi ligjin! Lufta ndaj korrupsionit, arsyeja që po përparojmë në proces
Çështja e Belinda Ballukut dhe lufta kundër korrupsionit kanë qenë në fokus të pyetjeve drejtuar kryeministrit Edi Rama në Bruksel, ku po zhvillohet Samiti BE-Ballkani Perëndimor. I pyetur nëse rasti i Ballukut përbën një test kritik për Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit dhe në rrugëtimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Rama ka shmangur komentet konkrete […]

Çështja e Belinda Ballukut dhe lufta kundër korrupsionit kanë qenë në fokus të pyetjeve drejtuar kryeministrit Edi Rama në Bruksel, ku po zhvillohet Samiti BE-Ballkani Perëndimor.
I pyetur nëse rasti i Ballukut përbën një test kritik për Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit dhe në rrugëtimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Rama ka shmangur komentet konkrete mbi çështjen, duke u ndalur te procesi i drejtësisë.
Kreu i qeverisë ka deklaruar se lufta kundër korrupsionit është pikërisht një nga arsyet pse Shqipëria duhet të ecë përpara në procesin e integrimit evropian dhe se vendi duhet të vlerësohet pozitivisht për këtë.
Pyetje: Balluku, një test kritik për korrupsionin në rrugën e integrimit?
Rama: Ajo që Shqipëria po bën kundër korrupsionit është e paprecedentë në rajon dhe kjo është arsyeja pse Shqipëria duhet të konsiderohet një vend kandidat shumë serioz. Nëse deri jo shumë kohë më parë Shqipëria përshkruhej si një vend ku mbizotëronte pandëshkueshmëria dhe korrupsioni ishte sistem, sot sistemi po e lufton fuqishëm korrupsionin. Gjithçka duhet të ndjekë procesin e rregullt ligjor. Është shumë e qartë se askush nuk është mbi ligjin në Shqipëri dhe kjo është arsyeja pse Shqipëria duhet parë me sy pozitiv
Lexo edhe
POLITIKE
'Eric Wendt foli si gjeneral'/ Bushkolaj: SPAK i është lënë vetëm një detyrë, gjurmimi i parasë…

Meta propozon 4 ndryshime kushtetuese: Lista të hapura, qeveri teknike dhe President të zgjedhur nga populli

Wendt: SPAK do të sigurojë provat për të korruptuarit direkt nga serverët amerikanë

Arlind Qori kërkesë të pazakontë KQZ-së: A mund të kandidojë i njëjti person për kryebashkiak dhe si këshilltar?

“Ra një mort politik dhe kjo u pa!" Spiropali replikon me gazetarët jashtë kamerave: Është fillimi i dasmës! Çfarë po paralajmëron depute...





