Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
A do t’i mbijetojë United rënies nga kategoria? Ja parashikimi i Superkompjuterit! U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli del nga Prokuroria: Kërkoj drejtësi! Shqipëria është e jona... Arlind Qori kërkesë të pazakontë KQZ-së: A mund të kandidojë i njëjti person për kryebashkiak dhe si këshil... Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile thirrje bashkive: Nesër dhe pasnesër priten reshje intensive, merrni ... “Ra një mort politik dhe kjo u pa!" Spiropali replikon me gazetarët jashtë kamerave: Është fillimi i dasmës... Fansat e Ed Sheeran pengohen të hyjnë në koncert në Kili, çfarë u bë shkak? 750 mijë stërlina për Princin Andrew/ Biznesmenia turke thotë se ish-këshilltari e mashtroi! Fatura e “Tigrave” të Vlorës rëndohet sërish/ KESH, tender 1.86 milionë euro për sigurimin Nga minimumi jetik 20 mijë lekë tek ulja e tvsh-së për ujin e energjinë dhe rritja e buxhetit për arsimin/ ... Veliaj vijon emërimet nga burgu, Arjola Buzyka merr drejtimin e kopshteve të Tiranës Shteti braktis të moshuarit, 80% e tyre nuk përballojnë dot një kujdestar Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Milot, plagosen tre persona, mes tyre një i mitur
POLITIKE

'Eric Wendt foli si gjeneral'/ Bushkolaj: SPAK i është lënë vetëm një detyrë, gjurmimi i parasë…

P
Piranjat25 November 2026, 18:07 · 5 min lexim
'Eric Wendt foli si gjeneral'/ Bushkolaj: SPAK i është

Gazetari Elkier Bushkolaj, i ftuar në emisionin “Task Force” në SYRI TV, me Sonila Meçon, e cilësoi deklaratën e zyrtarit amerikan Eric Wendt si një mesazh jashtëzakonisht të fortë për Shqipërinë, duke theksuar se ai ka folur në këtë takim si gjeneral dhe jo si diplomat.

Sipas Bushkolajt, referencat e drejtpërdrejta ndaj krimit të organizuar, karteleve të drogës dhe korrupsionit duhen parë në kontekstin e zhvillimeve të fundit dhe bashkëpunimit të shtuar mes institucioneve amerikane dhe SPAK-ut.

Bushkolaj theksoi se mesazhi i më i rëndë lidhet me depërtimin e parave të grupeve kriminale shqiptare në ekonominë amerikane dhe bashkëpunimin e tyre me organizata të rrezikshme ndërkombëtare.

Bushkolaj: Eric Wendt në këtë takim ka folur si gjeneral dhe jo si diplomat. Dhe është e qartë edhe termat për të cilët përdor, krimi i organizuar, kartelet e drogës, janë elementë të cilët ne i kemi trajtuar në këtë studio herë pas here. Dhe kjo fjalë e Eric Wendt duhet parë e kryqëzuar dhe me të dhënat e tjera dhe me zhvillimet e tjera, siç ka qenë vizita e Dumanit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ardhja e prokurorëve amerikanë dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë në Amerikë këtu në Shqipëri për të asistuar pranë SPAK-ut, deklaratat e vazhdueshme të ambasadës amerikane në Tiranë për krimin transnacional, trajnimet e prokurorëve të SPAK-ut që së fundmi kanë qenë edhe në Amerikën Latine, konkretisht edhe në Paraguai, një vend nga ku përveç Ekuadorit prej vitesh nisen sasi të mëdha lëndë narkotike drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Ajo çfarë ai thotë është ndër gjërat më të rënda që thotë. Paraja e grupeve kriminale shqiptare, pasi pastrohet ndoshta edhe in Shqipëri, ka arritur që të depërtojë si e pastër edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Tjetra është që këto grupe shqiptare po bashkëpunojnë me organizata, përmend grupe që janë shpallur organizata terroriste, mund të jetë Sinaloa, mund të jenë grupe të trafikut të kokainës në vendet e tjera të Amerikës Latine, çka de fakto përbën një kërcënim edhe për vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pra, mirë Evropën e mbushin me tonelata kokainë, po tani po cenojnë edhe sigurinë amerikane. Tani është edhe tek pjesa e korrupsionit, pra janë dy elementë. Një është krimi i organizuar dhe një është korrupsioni që deri tani proklamohen edhe si pengesat kryesore të Shqipërisë në rrugën kundër integrimit. Janë të qartë kur thotë provat i kemi ne. Pse? Nëse nuk do të ishte Sky ECC, ne as këto dosje që kemi parë tre vitet e fundit, që i kemi qarkulluar, nuk do t'i kishim për punën që ka bërë SPAK-u apo për punën që kanë bërë institucionet e prokurorisë. Këtë po i thotë ambasadori Eric Wendt SPAK-ut, që ne i kemi të gjitha provat që ju kërkoni, për shkak se DEA amerikane monitoron dhe ka nën kontroll të gjitha grupet kriminale në Amerikën Latine me të cilat kanë bashkëpunuar bandat shqiptare. Dhe lidhja është e qartë, edhe paraja është e qartë dhe është e dukshme, dhe mesazhi është: ndiq paratë. Ku është paraja? Paraja nuk është vetëm në ato që shpifet e thonë e thjesht flasin këto që janë nën ullinj. Paraja është tek këto kullat, paraja është tek këto resortet, paraja shkurt e thonë troç është te "Albanian Files" dhe tani është detyra e SPAK-ut këtu që të veprojë se ka kohë që po kërkohet ndërhyrja e SPAK-ut. Qytetarët kanë pesë muaj tani në shesh, opozita ka vite që e denoncon fenomenin, përtej problematikave që ka, ka vite. Gazetarët, ndër gazetarët më me integritet në këtë vend, njohësit e ekonomisë, të gjithë ka vite që po e denoncojnë fenomenin. Në kushtet ku SPAK-u nuk veproi, sot i është bashkuar përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 14 vite kam në gazetari, po nuk mbaj mend që të paktën këto vite të kemi pasur një deklaratë më të ashpër të një zyrtari të lartë amerikan të këtij niveli që ka kryefjalë korrupsionin dhe krimin e organizuar. 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.