Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Arrestohet në Meksikë “El Chapo Isidro”, një nga 10 të arratisurit më të kërkuar nga FBI VIDEO/ Autogoli i pabesueshëm i lojtarit të Portos bën xhiron e rrjetit Berisha përsërit ftesën për Veliajn dhe Spiropalin: Tregoni para shqiptarëve gjithçka dini për Edi Ramën dh... Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani lëndohet gjatë ndeshjes së futbollit kundër gazetarëve... “Jep dorëheqjen. Kriminelë, hajdutë”/ Kryeministri pritet me protesta nga qytetarët pas Asamblesë së PS, Ra... Kokaina e fshehur te mishi i grirë/ Si i burgosuri shqiptar drejtonte trafikun e drogës drejt Spanjës ‘Mund të mos kthehet më si më parë’/ Jamal Musiala është një çështje te Bayerni, problem është edhe...... Zelensky kundërpërgjigjet pas deklaratës së Trumpit: Për ne, Putini është armik dhe vr*sës Bosi shqiptar i drogës Elvis Demçe tenton vetëvrasjen në burgun italian Rama nga Asambleja e PS: Si mund të largohet kryepolicja e Tiranës pse nuk bën “like” postimeve të Veliajt?... Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës: Të dy janë të pë... Rama paralajmëron socialistët në Asamblenë e Tiranës: Kush nuk kryen detyrat, nuk ka vend në PS!
POLITIKE

Bardhi: Balluku ka shpenzuar 69 mijë euro operacione plastike për t’u rinuar

P
Piranjat21 November 2026, 16:15 · 2 min lexim
Bardhi: Balluku ka shpenzuar 69 mijë euro operacione plastike për

Bazment Bardhi ka akuzuar Belinda Ballukun se ka shpenzuar rreth 69 mijë euro për ndërhyrje kirurgjikale dhe estetike, pa i deklaruar këto pagesa Bardhi pretendon se Balluku ka kryer ndërhyrje estetike në disa klinika ndërkombëtare, në Beverly Hills, Miami, Dubai dhe Milano.

Sipas deputetit demokrat, çështja nuk lidhet vetëm me ndërhyrjet estetike, por edhe me burimin e parave dhe detyrimin ligjor për deklarimin e shpenzimeve. Vetëm për rinovimin e fytyrës, kryeministrja në hije ka bërë ndërhyrje që kushtojnë rreth 69 mijë euro. Ajo është kliente e një kirurgu plastik, të njohur ndërkombëtarisht, që ushtron aktivitetin në Beverly Hills, Miami, Dubai dhe Milano, ku edhe janë kryer ndërhyrjet me vlerë 69 mijë euro të Belinda Ballukut.

Belinda Balluku nuk i ka deklaruar pagesat për këto operacione, siç e përcakton ligji. Ajo e ka fshehur pagesën prej 69 mijë eurosh, njësoj siç ka fshehur dy vilat e zbuluara prej 1.8 milionë eurosh. Sa për krahasim, me 69 mijë euro që Belinda Balluku paguan për t’u bërë operacione plastike, mund të paguhet një pensionist në qytet me pension mesatar për rreth 29 vjet.

Masakra të tilla korrupsioni vetëm SPAK-u i Edi Ramës dhe i Belinda Ballukut nuk i gjurmon dot, sepse ia kanë zënë sytë dhe i kanë mbyllur gojën. Belinda Balluku mund ta mbajë peng Edi Ramën, mund të kapë disa prokurorë në SPAK, mund të terrorizojë gjithë PS-në, por ajo nuk mundet t’i fshihet të vërtetës, që e ka të shkruar në ballë:

Belinda Balluku është  e korruptuar dhe herët a vonë do të japë llogari për këtë!”– shkruan Bardhi në rrjete sociale.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.