BE përgatit paketën e sanksioneve ndaj Rusisë, në fokus bankat, kriptomonedhat dhe sportistët
Bashkimi Europian po përgatit një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë, si dhe masa financiare për mbështetjen e Ukrainës

Bashkimi Europian po përgatit një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë, si dhe masa financiare për mbështetjen e Ukrainës gjatë vitit 2027. Lajmi është bërë i ditur nga presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e cila deklaroi se propozimet do të paraqiten përpara samitit të ardhshëm të Këshillit Europian, që do të zhvillohet më 26 dhe 27 nëntor, raporton Reuters.
Sipas von der Leyen, Komisioni Europian po punon gjithashtu për përcaktimin e mënyrave të financimit të nevojave ekonomike të Ukrainës për vitin e ardhshëm.
Paketa e re do të jetë e 22-ta që Bashkimi Europian vendos ndaj Moskës që nga nisja e pushtimit të plotë rus të Ukrainës. Megjithatë, detajet përfundimtare të masave janë ende në diskutim mes vendeve anëtare.
Sipas diplomatëve europianë, sanksionet e reja pritet të përfshijnë kufizime shtesë ndaj bankave ruse, kriptomonedhave dhe platformave të tregtimit të tyre. Në fokus do të jetë edhe mbyllja e hapësirave që lejojnë shmangien e sanksioneve përmes vendeve të treta.
Një tjetër masë që po shqyrtohet është ndalimi i sportistëve rusë dhe bjellorusë për të marrë pjesë në kompeticione ndërkombëtare që zhvillohen në territorin e Bashkimit Europian.
Lexo edhe
BOTA
Trump “tërheq” Vancen nga negociatat me Iranin

Skandali i Nvidia-s/ A u rrezikua siguria kombëtare e SHBA? Kongresi amerikan thërret për të dëshmuar Jensen Huang dhe sekretarin e Tregt...

Kryeministri britanik Burnham sfidon Brexit-in: Britania drejt një marrëveshjeje të re me BE-në, që premton ulje çmimesh dhe rritje ekono...

Gjetjet tronditëse të FBI-së: Hakerët e Koresë së Veriut vodhën mbi 400 milionë dollarë në kriptomonedha përmes video-thirrjeve të rreme...

Goditet rrjeti kriminal në Dark Web/ Sekuestrohen tonelata drogë, arrestohen 354 persona

Skandali i Nvidia-s, lidhjet e Alice Huang me rivalin kinez Huawei ngrenë dyshime të reja

"Qiratë po na “gëlltisin” pagën!"/ Spanja në këmbë kundër krizës së banesave, 4 mln punëtorë paralizojnë vendin

Negociatat për fundin e luftës, Zelensky pas takimit me të dërguarit amerikanë : Fati i Ukrainës nuk mund të vendoset pa Evropën





