Biseda tronditëse para vrasjes/ Arlinda Zekaj pyet policin nëse duhet të kthehet në shtëpi

Një bisedë tronditëse mes Arlinda Zekajt dhe një zyrtari policor zbulon momentet kur ajo kërkonte të dinte nëse duhej të kthehej në shtëpi.
Përgjigjja e policit ishte pohuese, ndonëse ai ia konfirmonte se personat për të cilët ajo pyeste do të ndodheshin aty.
Kjo bisedë, e zhvilluar para vrasjes së saj, u publikua të martën përmes një audioincizimi të transmetuar nga avokati Besnik Berisha.
Në incizim dëgjohet Arlinda duke kërkuar sqarime për trajtimin e rastit të saj nga Policia dhe Prokuroria.
“Nuk e di a të tregoi polici hetues?”, e pyet polici.
“Jo, kurgjo nuk më tregoi”, përgjigjet Arlinda.
Më pas, polici jep një shpjegim që ngre pyetje serioze për mënyrën se si po trajtoheshin shqetësimet e saj.
“Polici hetues, prokurorja e rastit, kujdestare, munësh me i kallxu edhe avokatës tane. Për momentin thotë, kanë me u mar nesër, me u shiqu kamerat e sigurisë. Për momentin nuk është rast. Por, është shënim zyrtar ky është si me thanë një gjysëm-rast. Duhet me u verifiku kamerat e sigurisë.”
“Përçka kamerat e sigurisë?”, pyet Arlinda.
“Kamerat e shpisë”, përgjigjet polici.
Në këtë pjesë të bisedës, polici flet për verifikimin e kamerave, ndërsa çështjen e përshkruan si një lloj “gjysëm-rasti”.
Por pjesa më tronditëse vjen kur Arlinda kërkon të mësojë nëse duhet të kthehet në shtëpi.
“Unë a duhet mu kthy në shpi, cka thotë prokurorja?”, pyet ajo.
“Po, po normal”, përgjigjet polici.
Përgjigjja e tij nuk ia largon shqetësimin. Ajo kërkon të sigurohet nëse personat e tjerë do të jenë ende në shtëpi.
“Okej, ata s’kanë mu kanë aty, a po?”, pyet Arlinda.
“Kanë mu kanë, kanë mu kanë”, ia kthen polici.
Polici i thoshte se duhej të kthehej, ndërkohë që ia konfirmonte se personat për të cilët ajo pyeste do të ishin aty.
Lexo edhe
KOSOVA
Pas 27 vitesh zbardhet fati i tre prej intelektualëve të zhdukur gjatë luftës, Kurti: Prioritet i institucioneve të Kosovës

Pas 27 vitesh pritje, familja Ademi merr lajmin e shumëpritur

Humbja e Vuçiqit në Serbi, a po i vjen fundi ndikimit të Beogradit mbi Listën Serbe në Kosovë?

Tragjedia në Gjilan, prokuroria dyshon se 27-vjeçari vrau f*mijën para se të vritej nga babai

"Dhunuesit e grave në burg”, qytetarët vijojnë protestën për vrasjen e Arlinda Zekajt





