Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Bashkia Korçë, miliona euro detyrime dhe gjysma e investimeve të parealizuara Tabela/ Detyrimi i ri për taksën vjetore të makinave me naftë dhe benzinë rritje deri në 2.7 herë Horoskopi/ Kujdes! Situata mund t'ju dalë jashtë kontrollit. Ja çfarë paralajmërojnë yjet Kujtohet Albpetrol, urdhëron bllokimin e aksioneve të “Bankers”: Na ka detyrime pa paguar! Paralajmëron kallëzim ndaj Toni Gogut/ Avokati i Veliajt: Nuk kam frikë nga kërcënimet e Ramës EMRAT/ Tmerri i familjeve aziatike në Londër, dënohen ‘katër’ skifterët shqiptarë. Kush janë ata Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi
KOSOVA

Pas 27 vitesh zbardhet fati i tre prej intelektualëve të zhdukur gjatë luftës, Kurti: Prioritet i institucioneve të Kosovës

P
Piranjat 3 November 2026, 19:55 · 2 min lexim
Pas 27 vitesh zbardhet fati i tre prej intelektualëve të zhdukur

Tre persona të tjerë, pjesë e të ashtuquajturit “Grupi i Intelektualëve”, të rrëmbyer nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë, janë identifikuar pas më shumë se 27 vitesh nga zhdukja e tyre.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Albin Kurti, i cili njoftoi se Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka marrë raportet e reja të analizave të ADN-së. Përmes tyre është konfirmuar identiteti i Adem (Fazli) Ademit, Fatmir (Bajram) Fazliut dhe Ali (Islam) Halitit.

Tre familjet janë njoftuar tashmë për identifikimin e të afërmve të tyre. Sipas autoriteteve, mbetjet mortore janë zbuluar gjatë gërmimeve të zhvilluara në Kalludër dhe Jabukë, në komunën e Zubin-Potokut.

Bëhet fjalë për pjesëtarë të grupit të shqiptarëve, kryesisht nga rajoni i Skenderajt dhe Mitrovicës, të cilët u rrëmbyen më 19 prill 1999 dhe u zhdukën gjatë luftës.

Gjatë fundit të korrikut dhe muajit gusht 2026, në dy vendndodhjet në Zubin-Potok u kryen gërmime, ku u zbuluan mbetje mortore që u përkasin 23 personave. Procesi i identifikimit po vijon përmes analizave gjenetike.

Kurti shprehu ngushëllimet për familjet dhe theksoi se zbardhja e fatit të personave të zhdukur me dhunë mbetet prioritet i institucioneve të Kosovës. Ai përsëriti gjithashtu kërkesën për drejtësi për krimet e kryera gjatë luftës dhe akuzoi Serbinë se vijon të mohojë përgjegjësinë dhe të fshehë dokumentacionin përkatës.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.