Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
EMRI/ U ekzekutua në Spanjë, kush është 39-vjeçari shqiptar i vrarë me armë zjarri  PS i përgjigjet Veliajt për mbledhjen e Asamblesë: Merru me organet e drejtësisë, jo të partisë! Larje hesapesh/ Detaje të reja nga ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, autori ikën me skuter Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Kakavijë, përplaset për vdekje 64-vjeçari Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë për zgjedhje... Vrasja e Ardian Nikulajt/ Nis gjyqi në Apel për portugezin Ruben Saraiva, kërkohet rrëzimi i burgimit të pë... Xhixho: Buxheti 2027 për Arsimin, prova se kjo qeveri nuk ka reflektuar ndaj protestës 'Nga Blloku luksoz te perandoria e kokainës në Britani'/ Si u pasuruan bandat shqiptare dhe si paratë e dro... Noizy në GJKKO: Edhe para dy muajsh më vunë eksploziv në një karton pice Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet Hetimet për “Albanian Files”, Lubonja: Janë formale, s’kam parë që të thirret Rama 80 miliardë dollarë në lojë! A rrezikon CEO i Nvidia-s divorcin më të shtrenjtë në histori pas tradhtisë nd...
POLITIKE

“Franc Çopja futi kriptomonedhat dhe lingotat e arit”, Klodiana Lala zbulon detaje nga aktiviteti i grupit kriminal

P
Piranjat10 November 2026, 22:39 · 3 min lexim
“Franc Çopja futi kriptomonedhat dhe lingotat e arit”,

Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala, ka dhënë detaje mbi organizimin dhe aktivitetin e një grupi kriminal, duke u ndalur te roli i Franc Çopjas dhe dhe Ervis Çela, që SPAK i akuzon si si drejtues të organizatës që trafikonte kokainë nga Amerika e Jugut drejt Europës, ndërsa pasuritë e sekuestruara kapin vlerën e mbi 9 milionë eurove.

Lala thotë se në organizatën e përmendur, një prej personave kryesorë është Ervis Çela, i cili nuk ishte bërë i njohur për autoritetet deri në momentin e arrestimit në Qeparo.

Gazetarja u ndal edhe te përplasjet e përgjakshme mes Franc Çopjas dhe Erion Alibejt, duke shpjeguar se konflikti mes tyre nisi për çështje të trafikut të drogës në Britaninë e Madhe. Përplasjet kulmuan me masakrën e Bradasheshit dhe më pas vijuan me një seri vrasjesh.

Lala zbuloi gjithashtu detaje nga mënyra se si grupi menaxhonte paratë e përfituara nga aktiviteti kriminal.

Ajo tregoi se në një moment, grupit i ishte prishur makina e numërimit të parave dhe anëtarët kishin kërkuar një tjetër pajisje për t’i numëruar ato, detaj që, sipas saj, ndodhet edhe në dosjen hetimore.

Një tjetër element i veçantë që përmendi gazetarja ishte përdorimi i kriptomonedhave dhe lingotave të arit. Sipas saj, Franc Çopja ishte i pari që futi këto forma të ruajtjes së pasurisë në aktivitetin e grupit kriminal. Ajo theksoi se për herë të parë, lingotat e arit ishin groposur në ullishte.

Ndërkohë, pasuria e sekuestruar në kuadër të hetimeve ndaj këtij grupi kriminal kap vlerën e 9.2 milionë eurove.

"Në këtë organizatë që ju nxorët, kryesori është Ervis Çela. Francë Çopja ka një sërë vrasjesh në përballjen me Erjon Alibej, që është kreu i një grupimi kriminal. Konflikti nisi për çështjet e drogës në Britaninë e Madhe, ndodhi masakra e Bradasheshit dhe më pas u bë sërish seri vrasjesh. Ndërkohë, Ervis Çela nuk është njohur deri në ditën kur është arrestuar në Qeparo, sepse ai kishte jetuar 25 vjet në Paraguai.

Ore, këtu ka një problem. Atyre u prishet makina e numërimit të parave dhe kanë kërkuar një makinë për t’i numëruar. Këtë e ke në dosje. Francë Çopja është i pari që futi kriptomonedhat dhe lingotat e arit. Këta, për herë të parë, i groposën në ullinj. Pasuria e sekuestruar është 9.2 milionë euro.”, tha ajo.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.