BMW regjistron rënien më të fortë të fitimit që nga viti 2020, shitjet në Kinë bien me 25%!

Fitimi operativ i prodhuesit gjerman të automjeteve BMW ka shënuar rënie me 35,2 për qind në baza vjetore, duke arritur në 5.2 miliardë euro (5.8 miliardë dollarë) në nëntë muajt e parë të vitit, niveli më i ulët për këtë periudhë që nga viti 2020.
Sipas gazetës së përditshme "Die Welt", prodhuesi i automjeteve me seli në Mynih raportoi gjithashtu rënie të të ardhurave dhe fitimeve në tremujorin e tretë, duke përmendur rënien e ndjeshme të tregut kinez të automjeteve.
Të ardhurat ranë me 5,8 për qind në baza vjetore, në 30.45 miliardë euro ndërsa fitimi para interesave dhe tatimeve (EBIT) ra me 29,7 për qind, në 1.59 miliardë euro.
Divizioni i automjeteve i BMW-së regjistroi një marzhë operative prej 3,4 për qind në tremujorin e tretë, me një rënie prej 1.8 pikë përqindjeje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Pavarësisht shitjes së më shumë automjeteve në SHBA dhe Evropë, kompania u përball me presion në rritje për shkak të kërkesës më të dobët në Kinë, ku shitjet e saj ranë me rreth 25 për qind.
Të martën, BMW uli për herë të dytë këtë vit parashikimin për të gjithë vitin, duke paralajmëruar se marzha e fitimit të divizionit të saj të automjeteve mund të arrijë vetëm rreth 0,5 për qind, qoftë mbi apo nën zero.
Parashikimi i rishikuar nënkupton se prodhuesi i automjeteve mund të përballet me vështirësi për të realizuar fitime nga aktiviteti i tij kryesor i prodhimit të automjeteve.
Kompania rishikoi gjithashtu parashikimin për shitjet e automjeteve, duke pritur tashmë një rënie të moderuar prej 5 deri në 9,9 për qind, krahasuar me parashikimin e mëparshëm për një rënie të lehtë prej 1 deri në 4,9 për qind. /AA/
Lexo edhe
BOTA
Intervista pune për grabitjen e kriptone! “Binance” zbulon mënyrën si hakerat depërtuan në sistemet e kompanisë

Fundi i ndihmës për Izraelin! Nga viti 2027, SHBA do të ndërpresë ndihmën vjetore financiare

Zbulohen rezultatet e para të toksikologjisë për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, në gjak u gjetën…

Rezerva ushqimore dhe uji për të paktën 72 orë! Kanadaja u bën thirrje qytetarëve të përgatiten për emergjenca

Chris Pappas bëhet burri i parë gay i zgjedhur në Senatin amerikan





