Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Shqipëria, portë e hapur pa asnjë kontroll / Emigrantët nga Lindja shtojnë radhët e kriminalitetit Buxheticidi! Laboratorët pa mjekë të specializuar/ Pas denoncimit të Piranjave, Ministria ndryshon rregulloren Kërkesë kundër ekstradimit/ Gjykata Supreme e Brazilit vendos për narko-trafikantin Ervin Mata Berisha: Protestat e qershorit, uragani më i fuqishëm i lirisë së shqiptarëve! Studentët e rinia, të gatshë... EMRI/ Dhunoi policin dhe gëlltiti kokainën, kush është 40-vjeçari shqiptar që përfundoi në gjendje të rëndë... Nis protesta e 174 kundër qeverisë para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me policinë Merret vendimi për kryebashkiakun, Erion Veliaj do t’i nënshtrohet operacionit më 23 nëntor, Drejtoria e Bu... Gjeti 12 mijë euro në koshin e plehrave dhe i dorëzoi në polici, ndershmëria i siguron punë të përhershme n... Kishte shkuar për azil, 28-vjeçari shqiptar humb jetën në kampin e refugjatëve në Berlin VIDEO/ Qielli i Kievit në flakë, del momenti kur mbrojtja ukrainase rrëzon dronin rus gjatë sulmit masiv të... Arrestohen tre persona në Durrës, njëri prej tyre grabiti taksistin, dy të tjerët kapen me kanabis në port...
BOTA

4500 paund për t’u “bërë” homosek*ual, policia britanike godet grupin që favorizonte emigrantët për azil

P
Piranjat 6 October 2026, 23:10 · 3 min lexim
4500 paund për t’u “bërë” homosek*ual, policia

Një grup personash janë arrestuar nga policia britanike, pasi dyshohen se janë organizatorët kryesorë të një grupi LGBT, i cili dyshohet se ndihmon azilkërkuesit të shtiren si homoseksualë për të përfituar azil.

Një hetim i The Sun ka lidhur organizatën “Apanjon” me raste të dyshimta, në të cilat fotografi të inskenuara dhe letra mbështetëse të falsifikuara dyshohet se janë përdorur për të ndihmuar emigrantë nga Bangladeshi të paraqesin pretendime të rreme për azil.

Më shumë se 100 aplikime për azil, që mund të jenë të lidhura me këtë skemë, tashmë po shqyrtohen nga autoritetet. Sekretarja e Brendshme, Shabana Mahmood, paralajmëroi se personat që përfitojnë nga ky mashtrim do të “ndiqen penalisht, do t’u konfiskohet paratë e përfituara në mënyrë të paligjshme dhe organizatat do të mbyllen”.

Burrat dyshohet se u kanë kërkuar azilkërkuesve nga 1,000 deri në 4,500 paund për t’u siguruar “paketa provash”, të hartuara për të bindur një punonjës të emigracionit se pretendimet e tyre për persekutim për shkak të homoseksualitetit ishin të vërteta.

Këto materiale përfshinin deklarata dëshmitarësh, letra që konfirmonin pjesëmarrjen në aktivitete LGBT dhe fotografi të inskenuara, shumë prej të cilave ishin realizuar në të njëjtat klube dhe bare homoseksuale.

Fotografitë e siguruara nga gazeta tregojnë dhjetëra burra nga grupi, duke buzëqeshur me bluza identike gjatë aktiviteteve të Pride në Londër, si dhe në takimet mujore në Whitechapel, në lindje të Londrës.

Chris Foster, drejtues rajonal për hetimet kriminale në Ministrinë e Brendshme britanike, tha se pretendimet e rreme ishin të lidhura me një organizatë komunitare LGBT të bangladeshasve, të quajtur “Apanjon”, me bazë në Whitechapel, në lindje të Londrës.

Ai tha: “Ne kemi disa informacione që tregojnë se ata mund të sigurojnë letra dhe dokumente të falsifikuara dhe mund të kërkojnë nga 1,000 deri në 4,500 paund. Mund të jenë letra mbështetëse nga Apanjon, fotografi të inskenuara që sugjerojnë se këta persona janë homoseksualë, ose letra nga njerëz që pretendojnë se janë në një marrëdhënie miqësore apo seksuale – një marrëdhënie të të njëjtit seks – me aplikantët.”

Në Bangladesh, marrëdhëniet seksuale mes personave të të njëjtit seks janë të kriminalizuara dhe personat LGBT mund të përballen me ngacmime dhe diskriminim.

Një studim i fundit mbi kërkesat për azil të bazuara në orientimin seksual zbuloi se Bangladeshi renditej i dyti për nga numri i azilkërkuesve që pretendonin se ishin homoseksualë ose biseksualë, pas Pakistanit. Megjithatë, hetimi i gazetës tregon se sistemi dyshohet se po shfrytëzohet, ndërsa individë përfitojnë financiarisht duke ndihmuar persona të tjerë të mashtrojnë sistemin për të siguruar qëndrimin në Britani. /PiranjatNews/

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.