Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Dramë familjare në Vlorë/ Dy motra të mitura jashtë kontrollit, dyshime për ngacmim nga të rriturit Artistët e “atyre” dhe të “këtyre” Shqipëria, portë e hapur pa asnjë kontroll / Emigrantët nga Lindja shtojnë radhët e kriminalitetit Buxheticidi! Laboratorët pa mjekë të specializuar/ Pas denoncimit të Piranjave, Ministria ndryshon rregulloren Kërkesë kundër ekstradimit/ Gjykata Supreme e Brazilit vendos për narko-trafikantin Ervin Mata Berisha: Protestat e qershorit, uragani më i fuqishëm i lirisë së shqiptarëve! Studentët e rinia, të gatshë... EMRI/ Dhunoi policin dhe gëlltiti kokainën, kush është 40-vjeçari shqiptar që përfundoi në gjendje të rëndë... Nis protesta e 174 kundër qeverisë para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me policinë Merret vendimi për kryebashkiakun, Erion Veliaj do t’i nënshtrohet operacionit më 23 nëntor, Drejtoria e Bu... Gjeti 12 mijë euro në koshin e plehrave dhe i dorëzoi në polici, ndershmëria i siguron punë të përhershme n... Kishte shkuar për azil, 28-vjeçari shqiptar humb jetën në kampin e refugjatëve në Berlin
BOTA

Kërkesa e Zagrebit prej 2.4 mld euro/ Presidenti i Malit të Zi i përgjigjet Kroacisë: Jemi vende mike! Të mos fokusohemi te ato që na ndajnë

P
Piranjat 6 October 2026, 21:55 · 2 min lexim
Kërkesa e Zagrebit prej 2.4 mld euro/ Presidenti i Malit të Zi i

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, ka reaguar ashpër ndaj pretendimeve financiare të Kroacisë, duke e cilësuar jorealiste kërkesën e Zagrebit zyrtar për kthimin e pronave me vlerë mbi 2.4 miliardë euro (2.7 miliardë dollarë).

Gjatë një vizite në Berane, kreu i shtetit malazez nënvizoi se çështjet dypalëshe të së kaluarës nuk duhet të përdoren si pengesë apo kushtëzim për rrugëtimin e Podgoricës drejt Bashkimit Evropian.

Milatoviq apeloi për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim konstruktiv mes dy vendeve, duke kërkuar që fokusi të zhvendoset te pikat e përbashkëta.

“Kroacia është partnerja dhe mikja jonë. Le të përqendrohemi më shumë te gjërat që na bashkojnë dhe më pak te ato që na kanë ndarë në të kaluarën. Zyrtarët e institucioneve evropiane kanë përsëritur se rruga e Malit të Zi drejt BE-së nuk duhet të kushtëzohet nga çështjet e hapura dypalëshe,” tha Milatoviq.

Pavarësisht premtimeve nga Brukseli, Presidenti malazez pranoi se në praktikë situata paraqitet më e ndërlikuar për shkak të qëndrimit të Kroacisë. Ai solli në vëmendje se Kapitulli 31 i negociatave me BE-në është teknikisht gati për t’u mbyllur, por procesi ka mbetur i pezulluar pikërisht nga pengesat politike të nxjerra nga Zagrebi.

“Integrimi evropian ka dimensionin e tij teknik dhe politik. Pres që Mali i Zi të nënshkruajë Traktatin e Anëtarësimit me Bashkimin Evropian deri në verën e vitit të ardhshëm, pas së cilit do të nisë menjëherë procesi i ratifikimit nga vendet anëtare,” nënvizoi kreu i shtetit malazez.

Reagimi i Podgoricës vjen menjëherë pas deklaratave të Ministrit të Jashtëm të Kroacisë, Gordan Grlić Radman, i cili bëri me dije se anija shkollë “Jadran” nuk është e vetmja pasuri që Zagrebi kërkon nga Mali i Zi pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë.

Sipas kryediplomatit kroat, autoritetet e vendit të tij disponojnë dokumentacion të plotë zyrtar që provon se vlera e përgjithshme e pasurive që i detyrohet Mali i Zi tejkalon shifrën e 2.4 miliardë eurove.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.