Bashkimi Evropian dhe Londra i kthejnë shpinën marrëveshjes së naftës Trump-Putin
Evropa kundër afrimit Trump-Putin për naftën ruse, Brukseli, Berlini dhe Londra këmbëngulin te sanksionet ndaj Moskës Një me...
Evropa kundër afrimit Trump-Putin për naftën ruse, Brukseli, Berlini dhe Londra këmbëngulin te sanksionet ndaj Moskës Një me...
Pasditen e nxehtë të 26 gushtit, ndërsa dielli po perëndonte mbi plazhin e Durrësit, një Audi i zi u bllokua nga disa makina t&eum...
Me dy vendime të njëpasnjëshme brenda një jave, kryeministri Edi Rama ka vendosur t’i heqë Bashkisë së Tiranës k...
Një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar në Capriolo të Italisë, pasi tentoi t’i shpëtonte kontrollit të kara...
Deputetja socialiste Ogerta Manastirliu rezulton me doktoraturë plagjiaturë. Punimi i saj me titull “Krahasimi i monitorimeve të mjedisit n...
Për 4 puntata me radhë, që mbajnë datat 27 shkurt, 6 mars, 20 mars dhe 27 mars 2026, trajtuam dhe hodhëm dritë mbi historinë ...
Në korrik të këtij viti, në media u raportua se “vila e partisë” në fshatin Mborje të Korçës ishte dj...
Një rrëmbim në mes të trazirave të vitit 1997, një garazh i kthyer në dhomë torture dhe një ekzekutim makabër ...
Historia nis më 19 gusht 2026, kur në internet publikohet një njoftim për punë nga shtëpia. Kompania që pretendohej se kë...
Tuneli i Skërficës, pjesë e aksit Kardhiq-Delvinë, është përballur me probleme të përsëritura me depërtim...
Për Serbinë nuk do të ketë një udhërrëfyes orientues në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Komisioni Evropian do të publikojë në fund të tetorit udhërrëfyesit për Malin e Zi, Shqipërinë, Ukrainën dhe Moldavinë, si vendet që kanë shënuar përparimin më të madh në procesin e anëtarësimit.
Kjo konfirmon edhe zyrtarisht se Serbia e ka humbur pozitën që dikur e kishte si një nga vendet prijëse në procesin e integrimit evropian.
“Serbia do të duhet të përmbushë më shumë kushte. Pas zgjedhjeve, do të shohim se sa serioze është Qeveria e saj, nëse vetëm do të flasë për dëshirën për t’u bërë anëtare e BE-së, apo edhe do të ndërmarrë hapa konkretë në këtë drejtim”, tha komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos.
Duke folur para Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian më 7 tetor, Kos theksoi se kjo vlen veçanërisht për përafrimin strategjik dhe harmonizimin me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së.
Për Strahinja Subotiqin, nga organizata joqeveritare Qendra për Politika Evropiane me seli në Beograd, fakti që Serbia nuk do të marrë një udhërrëfyes përbën një paralajmërim serioz dhe dëshmi se ky vend po stagnon në procesin e integrimit evropian.
Ai thotë për Radion Evropa e Lirë se stagnimi nuk pasqyrohet më vetëm në faktin që Serbia, prej vitesh, nuk ka hapur asnjë grupkapitull në negociatat e anëtarësimit dhe nuk ka mundësi të përfitojë nga fondet në kuadër të Planit të Rritjes.
“Tani, në thelb, po na dërgohet mesazhi se mund të humbasim edhe përfitime të shumta që lidhen me anëtarësimin gradual në BE”, thotë ai.
Udhërrëfyesit do të jenë pjesë e paketës së zgjerimit, të cilën Komisioni Evropian planifikon ta miratojë më 28 tetor.
Serbia nuk ka hapur asnjë grupkapitull në negociatat e anëtarësimit në BE që nga dhjetori i vitit 2021.
Komisionarja evropiane, Marta Kos, prezantoi këtë javë propozimin e ri të Komisionit Evropian për rregullat që do të vlejnë për anëtaret e ardhshme të Bashkimit Evropian.
Duke shpjeguar pse vetëm katër vende do të marrin udhërrëfyes, Kos tha se ata kanë kuptim vetëm për shtetet që bëjnë përparim të mirëfilltë në procesin e anëtarësimit.
“Do ta krahasoja me një makinë. Nëse makina nuk funksionon, nuk ka kuptim ta shtyjmë nga pas kur motori nuk punon. Dhe motori mund të punojë vetëm nëse ka karburant, ndërsa karburante janë reformat brenda vendit”, tha ajo.
“BE-ja duhet ta arsyetojë këtë vendim me kritere të qarta në fushën e reformave demokratike, sundimit të ligjit dhe harmonizimit të politikës së jashtme, si dhe të përcaktojë qartë se çfarë duhet të bëjë Serbia për ta kompensuar ngecjen. Bashkimit Evropian i duhet gjithashtu një udhërrëfyes për përgatitjet e veta, sepse vetëm reformat e vendeve kandidate nuk mjaftojnë që zgjerimi të realizohet”, thotë Stratulat për Radion Evropa e Lirë.
Procesi i integrimit evropian të Serbisë praktikisht ka ngecur që nga dhjetori i vitit 2021, kur është hapur grupkapitulli 4, i fundit që Beogradi ka hapur në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Ky grupkapitull përfshin agjendën e gjelbër dhe ndërlidhjen e qëndrueshme, ndërsa është hapur në kulmin e protestave kundër projektit të kompanisë Rio Tinto për shfrytëzimin e litiumit.
Ngecja fillimisht lidhej me faktin se Serbia nuk e kishte harmonizuar politikën e saj të jashtme me sanksionet që Bashkimi Evropian vendosi ndaj Rusisë, pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022 – vetëm dy muaj pas hapjes së grupkapitullit të fundit.
Ndërkohë, është përkeqësuar edhe gjendja në fushën e sundimit të ligjit, duke i vështirësuar më tej përpjekjet e Serbisë për të dalë nga ngecja disavjeçare në procesin e integrimit evropian.
Subotiq vlerëson se, me këtë qasje, Serbia rrezikon të mbetet aty ku është, përkatësisht në fund të radhës së vendeve që synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
“… dhe të mbetet e ngecur në një lloj Ballkani të izoluar, veçanërisht nëse vendet si Mali i Zi dhe Shqipëria vazhdojnë të punojnë si deri më tani dhe arrijnë të anëtarësohen në BE në një të ardhme të parashikueshme”, thotë ai.
Si humbi Serbia terren përballë vendeve të tjera kandidate?
Në dhjetor të vitit 2021, kur Serbia hapi grupkapitullin e fundit, Mali i Zi kishte mbyllur përkohësisht vetëm tre kapituj negociues.
Sot, ai është pranë përfundimit të negociatave, me perspektivën që ta nënshkruajë Marrëveshjen e Anëtarësimit verën e ardhshme.
Shqipëria, e cila tani renditet e dyta ndër vendet që prijnë në procesin e zgjerimit, në dhjetor të vitit 2021 ende nuk kishte marrë vendimin për hapjen e negociatave të anëtarësimit.
Negociatat me Shqipërinë u hapën në korrik të vitit 2022.
Në vitet pasuese, edhe Ukraina dhe Moldavia morën statusin e vendit kandidat dhe më pas hapën negociatat e anëtarësimit.
Të gjitha këto zhvillime kanë ndikuar që Serbia ta humbasë gradualisht pozitën e saj ndër vendet prijëse në procesin e integrimit evropian.
I pyetur se si Shqipëria, Ukraina dhe Moldavia arritën ta tejkalojnë Serbinë, e cila dikur ishte ndër vendet prijëse të procesit të integrimit evropian, krahas Malit të Zi, Subotiq thotë se, sipas Komisionit Evropian, Serbia vazhdon të jetë vendi i dytë kandidat më i përgatitur teknikisht për anëtarësim në BE.
“Por, ndryshe nga Serbia, këto vende po bëjnë përparim të mirë në një numër të madh kapitujsh negociues. Tashmë nuk merret domosdoshmërisht parasysh vetëm përgatitja teknike, por edhe vullneti i sinqertë politik për të bërë përparim në shumë kapituj”, thotë ai.
Sipas tij, Komisioni Evropian ka treguar se, përmes anëtarësimit gradual, synon ta ruajë ritmin e përparimit, në mënyrë që vendet kandidate që mund të mos jenë teknikisht më të përgatiturat, të arrijnë një nivel më të lartë gatishmërie për anëtarësim në një të ardhme të parashikueshme.
Korrik 2026 – përpjekja e fundit për zhbllokimin e procesit
Përpjekja e fundit më serioze për ta nxjerrë Serbinë nga ngecja në procesin e integrimit evropian u bë në korrik, kur disa vende anëtare të Bashkimit Evropian vlerësuan se Serbisë duhej t’i mundësohej hapja e grupkapitullit 3.
Kjo ishte një nga përpjekjet më serioze në mbështetje të Beogradit, pasi nisma kishte përkrahjen edhe të vendeve me ndikim në BE, përfshirë Gjermaninë dhe Francën.
Megjithatë, konsensusi i nevojshëm nuk u arrit.
Radio Evropa e Lirë mëson nga burime të besueshme se, nga korriku deri në shtator, vazhduan përpjekjet për të bindur vendet e tjera anëtare që të arrihej unanimiteti dhe të zhbllokohej procesi.
Sipas burimeve diplomatike të Radios Evropa e Lirë, vendet që mbështesnin vazhdimin e rrugës evropiane të Beogradit hoqën dorë – të paktën përkohësisht – nga këto përpjekje në shtator, pas zhvillimeve që lidheshin me vdekjen dhe varrimin e kriminelit të dënuar të luftës, Ratko Mlladiq.
Këto zhvillime, së bashku me zgjedhjet e parakohshme të paralajmëruara për 25 tetor, lënë të kuptohet se, deri në fund të vitit, ka pak gjasa të ketë përparim konkret në procesin e anëtarësimit të Serbisë në BE./ REL
Milan Radoiçiç, i kërkuar nga Interpoli për sulmin në Banjskë të Zveçanit, është parë në tubim...
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Kaja Kallas, ka riafirmuar mbështetjen e BE-së p&eum...
Të paktën 38 persona janë plagosur pas shembjes së një pjese të çatisë së një supermarketi në qytetin...
Pije të shtrenjta, masazhe, vakte speciale, një celular i paligjshëm dhe të burgosur që bënin gjithçka, nga gatimi deri te ...
Presidenti Donald Trump deklaroi se ka arritur një marrëveshje me Presidentin rus, Vladimir Putin, që i lejon Moskës të hedhë menj...
Një aksident tragjik rrugor në Spanjë ka përfshirë Sira Martinez, vajzën 26-vjeçare të trajnerit Luis Enrique. Ajo ndo...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 ballë goditi Panamanë ditën e djeshme, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme...
Dhjetë persona kanë humbur jetën dhe 16 të tjerë janë plagosur pas një përleshjeje në burgun “El Castillo&rdq...
Rusia po e lidh mundësinë e një armëpushimi të kufizuar me Ukrainën, që do të ndalonte sulmet ndaj infrastrukturës ...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 goditi të premten brigjet jugore të Panamasë, duke shkaktuar shqetësim në di...