Milan Radoiçiç shfaqet krah djalit të Vuçiçit në tubimin e SNS-së në Serbi

Milan Radoiçiç, i kërkuar nga Interpoli për sulmin në Banjskë të Zveçanit, është parë në tubim parazgjedhor të Partisë Përparimtare Serbe.
Sipas televizionit serb N1 Radoiçiç ishte në shoqëri të Danilo Vuçiçit, djalit të ish-presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç në mes të tubimit në Kragujevc.
Radoiçiç ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Banjskë në të cilin mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Natën e 23 dhe 24 shtatorit 2023 ndodhi sulmi më i rëndë për shtetin dhe Policinë e Kosovës, ku Bunjaku ra në pritë të grupit të armatosur serb në Banjskë.
Shteti i Kosovës e ka cilësuar sulmin si terrorist dhe kanë deklaruar se synimi ishte destabilizimi i vendit dhe aneksimi i pjesës veriore të Kosovës.
Edhe pse përgjegjësinë e ka marrë mbi vete, Radoiçiç e dhjetëra të akuzuar të tjerë për sulmin janë ende të lirë në Serbi. Në prill të këtij viti Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dënuar me burgim të përjetshëm Blagoje Spasojeviç, Vladimir Toliç, e Dushan Maksimoviçin me 30 vjet burgim.
Tre të dënuarit janë në mesin e 42 personave të akuzuar për sulmin, përfshirë Radoiçiçin që pasi ishte marrë në pyetje në Beograd më 2023 e kishin lënë të lirë, ashtu si gjendet edhe sot.
Lexo edhe
BOTA
BE reagon pasi SHBA i vendosi sanksione Gjykatës Penale Ndërkombëtare: GJPN-ja është gurthemeli i sistemit të drejtësisë penale

Shembet çatia e supermarketit në Korenë e Jugut, 38 të plagosur

Pije të shtrenjta, masazhe dhe të burgosur që i lanin rrobat dhe banjon, jeta luksoze e Diddyt në qeli, ja dënimi që do marrë

Nafta ruse në SHBA, Zelensky reagon pas marrëveshjes së Trump: Dhuratë për Putinin

Tragjedi në Spanjë, Sira, vajza e Luis Enrique përfshihet në një aksident fatal





