FOTO/ Nëna vr*t vajzën e vogël dhe më pas veten! Zbardhet shkaku i vendimit ekstrem

Një tragjedi familjare ka tronditur Hjustonin, Teksas, ku një 35-vjeçare e divorcuar vrau vajzën e saj 4-vjeçare dhe më pas qëlloi veten, vetëm disa orë pasi humbi një seancë gjyqësore për kujdestarinë e fëmijës.
Cibel Savela duhej t’ia dorëzonte vajzën e saj, Vivian, ish-bashkëshortit Aaron Savela, të martën në mbrëmje. Por, sipas autoriteteve, ajo qëlloi për vdekje vajzën brenda banesës së saj në Hjuston dhe më pas drejtoi armën ndaj vetes.
“Më herët atë ditë u zhvillua një seancë dëgjimore për kujdestarinë e fëmijës, e cila nuk shkoi mirë për nënën”, deklaroi togeri i Policisë së Hjustonit, Larry Crowson.
“Ajo u kthye në shtëpi, qëlloi 4-vjeçaren dhe më pas qëlloi veten”, shtoi ai.
35-vjeçarja u dërgua me urgjencë në spital, por ndërroi jetë një ditë më vonë si pasojë e plagëve të marra. Autoritetet vijojnë hetimet për të dokumentuar plotësisht rrethanat e tragjedisë.
Mosmarrëveshja për kujdestarinë
Savela, me origjinë nga Brazili, u divorcua nga Aaron Savela në nëntor të vitit 2024, pas katër vitesh martesë. Pas divorcit, mes tyre nisi një betejë e ashpër ligjore për kujdestarinë e vajzës së tyre.
Sipas dokumenteve gjyqësore, një vendim i ri në lidhje me kujdestarinë u dha kundër nënës rreth tetë orë para tragjedisë.
Mes masave të përcaktuara në vendim, Savela nuk lejohej të fliste me vajzën e saj në portugalisht, përveç rasteve kur pranë tyre ndodhej një mbikëqyrës që e njihte gjuhën.
Gjithashtu, asaj i ishte ndaluar të merrte pjesë në shfaqjet shkollore dhe aktivitetet jashtëshkollore të vajzës. /PiranjatNews/

Lexo edhe
BOTA
Pazëlli i Erdogan për 2028-ën, 27 votat që mund të vendosin të ardhmen e Turqisë

Vrasja e modeles 28-vjeçare, dalin detaje të rënda/ Kishin siguruar edhe një makinë grirëse mishi

Trump rrezikon kontrollin e Kongresit, ja 7 shtetet ku luhet beteja

Darkë, pritje VIP dhe orë ari/ Shpërblimet për zotëruesit më të mëdhenj të $TRUMP

Prisnin të vdiste, ajo filloi të qeshte! Minutat dramatikë të gruas së dënuar me vdekje gjatë procesit të ekzekutimit të dështuar




