Gruaja më e re e dënuar me vdekje, një orë para ekzekutimit vjen vendimi i papritur!

Ekzekutimi i Christa Pike është bllokuar. Një Gjykatë Federale e Apelit në SHBA ka lëshuar një urdhër urgjent pezullimi mëngjesin e 30 shtatorit 2026, rreth një orë para kohës kur ishte planifikuar ekzekutimi me injeksion vdekjeprurës në burgun e Tenesit, ku gruaja ndodhet e dënuar prej më shumë se 30 vitesh dhe është e vetmja grua në korridorin e vdekjes të këtij shteti.
Ekzekutimi u pezullua
Christa Pike, tashmë 50 vjeçe, u dënua me vdekje për një vrasje të kryer në vitin 1995, kur ishte vetëm 18 vjeçe. Ekzekutimi i saj do të ishte i pari i një gruaje në Tenesi pas të paktën 200 vitesh. Gjykata ka vendosur të shqyrtojë nëse pretendimet e Pike për abuzime seksuale dhe përdhunim të përjetuara gjatë fëmijërisë së saj ishin marrë plotësisht në konsideratë përpara se të jepej dënimi me vdekje. Nuk dihet ende nëse Prokurori i Përgjithshëm i Tenesit do të apelojë vendimin dhe as sa gjatë do të shtyhet ekzekutimi.
Vrasja në vitin 1995
Pike ishte vetëm 18 vjeçe kur vrau Colleen Slemmer, duke u bërë një nga gratë më të reja të dënuara me vdekje në SHBA. Ajo është gjithashtu e vetmja grua e dënuar me vdekje në Riverbend Maximum Security Institution në Nashville. Pike dhe i dashuri i saj i atëhershëm u dënuan në vitin 1995 për vrasjen e 19-vjeçares Slemmer, e cila ishte shoqe e tyre në Knoxville Job Corps, një program federal për të rinjtë në vështirësi. Sipas akuzës, Pike dyshonte se Slemmer ishte rivale e saj në dashuri dhe e joshi atë në një zonë të izoluar të kampusit. Atje, ajo, i dashuri i saj dhe një vajzë tjetër e torturuan Slemmer përpara se ta vrisnin.
Rasti që ndan SHBA-në
Rasti shkaktoi reagime të shumta në Shtetet e Bashkuara për shkak të brutalitetit dhe mizorisë së krimit, moshës së personave të përfshirë dhe faktit se në trupin e viktimës ishte gdhendur edhe një simbol satanik. Avokatët e gruas argumentojnë se dënimi me vdekje nuk është i përshtatshëm për një krim të kryer në atë moshë nga një adoleshente që vuante nga një sëmundje mendore e patrajtuar, pas një fëmijërie të shënjuar nga abuzime seksuale brutale dhe braktisja. Më vonë, gruas iu diagnostikuan çrregullimi bipolar dhe çrregullimi i stresit post-traumatik (PTSD), të dyja të lidhura me dhunën dhe abuzimet që kishte përjetuar. /PiranjatNews/
Lexo edhe
BOTA
VIDEO/ Gruaja përballet me situatën e pazakontë të fletushkave denigruese në xhamat e makinave: Shitet!

“Kaliningradin e mbrojmë me armë bërthamore”, Putin i çon letër kërcënuese NATO-s: Po shkojmë drejt përplasjes

Policia në Duisburg godet një rrjet ndërkombëtar të dyshuar për pastrim parash

Parashikimet e frikshme të Baba Vangës për 2026: Alienë, Lufta e Tretë botërore dhe trazira në Rusi

Vrau gruan dhe djalin, vajza shpëtoi për mrekulli/ Një vit pas masakrës në familje, 59-vjeçari dënohet me burgim të përjetshëm


