Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Shembja e banesave me banorët brenda/ Bashkia Rrogozhinë zgjohet pas ndërhyrjes së Piranjave “Bëhu e imja vetëm një herë”/ Një miqësi që u kthye në përndjekje dhe shantazh Dramë familjare në Vlorë/ Dy motra të mitura jashtë kontrollit, dyshime për ngacmim nga të rriturit Artistët e “atyre” dhe të “këtyre” Shqipëria, portë e hapur pa asnjë kontroll / Emigrantët nga Lindja shtojnë radhët e kriminalitetit Buxheticidi! Laboratorët pa mjekë të specializuar/ Pas denoncimit të Piranjave, Ministria ndryshon rregulloren Kërkesë kundër ekstradimit/ Gjykata Supreme e Brazilit vendos për narko-trafikantin Ervin Mata Berisha: Protestat e qershorit, uragani më i fuqishëm i lirisë së shqiptarëve! Studentët e rinia, të gatshë... EMRI/ Dhunoi policin dhe gëlltiti kokainën, kush është 40-vjeçari shqiptar që përfundoi në gjendje të rëndë... Nis protesta e 174 kundër qeverisë para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me policinë Merret vendimi për kryebashkiakun, Erion Veliaj do t’i nënshtrohet operacionit më 23 nëntor, Drejtoria e Bu...
BOTA

Ish-oficeri vidhte paratë e CIA-s/ Shpallet fajtor për përvetësimin e 200 milionë dollarëve

P
Piranjat 7 October 2026, 15:12 · 2 min lexim
Ish-oficeri vidhte paratë e CIA-s/ Shpallet fajtor për

Ish-oficeri i CIA-s, David Rush, është shpallur fajtor për përvetësimin e afro 200 milionë dollarëve nga fondet publike amerikane, para që ishin për operacione sekrete të agjencisë së inteligjencës.

Rush, 49 vjeç rrezikon deri në 20 vite burg, gjobë dhe detyrimin për të kthyer fondet e përvetësuara. Sipas Departamentit amerikan të Drejtësisë, nga tetori i vitit 2025 deri në maj të këtij viti, kur u arrestua, Rush dyshohet se ka përdorur për vete fondet e destinuara për operacione sekrete të CIA-s.

Në vend që paratë t’i përdorte për qëllimet për të cilat ishin akorduar, ai dyshohet se i shpenzoi për pasuri të paluajtshme luksoze, ora të shtrenjta, shufra ari dhe të paktën një makinë me vlerë të lartë.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij në maj, FBI sekuestroi rreth 300 shufra ari, rreth 2 milionë dollarë në para të gatshme dhe rreth 30 ora luksoze. Vlera e shufrave të arit të gjetura në banesën e tij ishte rreth 200 milionë.

Por çështja nuk kufizohet vetëm te përvetësimi i fondeve. Sipas aktakuzës, Rush dyshohet se në fund të vitit 2025 i ka dhënë informacion konfidencial për një burim njerëzor të Shteteve të Bashkuara, një burim sekret dhe një agjent të një qeverie të huaj, identiteti i së cilës nuk është bërë publik.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.