Studenti me këmbë të thyer u tërhoq zvarrë, reagon Policia e Shtetit. Merren masa ndaj 4 efektivëve
Policia e Shtetit reagoi pas videos ku një student tërhiqet zvarrë pavarësisht se është me këmbë të thyer. Reagimi...
Policia e Shtetit reagoi pas videos ku një student tërhiqet zvarrë pavarësisht se është me këmbë të thyer. Reagimi...
Pamje të rënda nga protesta studentore në Tiranë. Një i ri shihet në gjendje të rënduar fizike, i rrethuar nga efektiv...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me përplasjet mes studentëve protestues dhe Policis&...
Mes personave të lënduar gjatë protestës në Tiranë është edhe kryeredaktori i Dosja.al Izmir Akulli. Sipas redaksisë...
Momente të forta tensioni janë regjistruar këtë mbrëmje përpara Bashkisë së Tiranës, ku është zhvendosur ...
Qindra studentë u mblodhën në kryeqytetin shqiptar për të kërkuar përmirësimin e arsimit dhe largimin e Edi Ramës n...
Protesta e studentëve në Tiranë vijon të shoqërohet me incidente, ndërsa një grup protestuesish ka hyrë brenda një...
Studentët protestues hodhën tulla dhe blloqe betoni drejt Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë në Tiranë, ndërs...
Përplasjet intensive përpara Ministrisë së Arsimit kanë marrë përmasa të mëdha, ndërsa aksioni i policis&eum...
Situata përpara Ministrisë së Arsimit ka përshkallëzuar sërish në përplasje të dhunshme fizike mes efektivëv...
Një gomar në Rripin e Gazës kushton sot deri në 30 mijë dollarë, plot 30 herë më shumë se përpara luftës. Shkatërrimi i mjeteve të transportit, mungesa e karburantit dhe lulëzimi i tregut të zi kanë krijuar një realitet të pazakontë në enklavën palestineze, ku kafshët e punës janë kthyer në një nga pasuritë më të kërkuara dhe më fitimprurëse.
Sipas gazetës britanike The Telegraph, çmimet marramendëse janë pasojë e zhdukjes pothuajse të plotë të automjeteve private, ndërsa një grup i vogël tregtarësh, të pasuruar nga shitja e ndihmave humanitare të përvetësuara gjatë luftës, po investojnë shuma të mëdha për të kontrolluar transportin e mallrave dhe njerëzve.
Veterineri Ahmed Thabet, një nga specialistët më me përvojë në Gaza, tregon se çmimet kanë arritur nivele që deri pak kohë më parë dukeshin të paimagjinueshme.
“Është paksa çmenduri. Njerëzit vazhdojnë të më pyesin nëse jam i sigurt për këto shifra. Më thonë: ‘Mos ndoshta e ke fjalën për 3 mijë dollarë?’, por përgjigjja është jo. Para luftës, një gomar kushtonte mesatarisht 1 mijë deri në 1,200 dollarë. Kohët e fundit çmimi arriti në 20 mijë dollarë, ndërsa javën e kaluar pashë një të shitej për 30 mijë dollarë”, deklaroi ai.
Rritjen e konfirmon edhe Abu Sanad Al-Sawarka, një tregtar bagëtish 33-vjeçar, sipas të cilit vlera e kafshëve ndryshon në varësi të gjendjes së tyre fizike.
Një gomar i fortë dhe i shëndetshëm kushton nga 19 mijë deri në 23 mijë dollarë, një kalë mund të shitet për afro 30 mijë dollarë, ndërsa çmimi i një mushke të mirë arrin deri në 35 mijë dollarë.
“Dy javë më parë bleva një gomar dhe të voglin e tij njëmuajsh për 26 mijë dollarë dhe i shita me një fitim të vogël. Çmimet ndryshojnë nga java në javë”, tregoi tregtari.
Pas këtyre shifrave qëndron një krizë e thellë transporti. Në Gaza, ku automjetet janë shkatërruar masivisht dhe pjesët e këmbimit janë pothuajse të pamundura për t'u siguruar, edhe një litër vaj motori mund të kushtojë deri në 1 mijë dollarë.
Në këto kushte, gomarët dhe kuajt janë kthyer në mjetet kryesore për transportimin e ushqimeve, mbeturinave, rrënojave dhe sendeve familjare.
“Kjo i jep një avantazh të madh kujtdo që zotëron një kafshë pune. Ato transportojnë gjithçka, nga rrënojat te mbeturinat dhe sendet shtëpiake. Mund të fitosh shumë para prej tyre”, shpjegon Thabet.
Por rritja e çmimeve nuk lidhet vetëm me kërkesën. Numri i gomarëve dhe kuajve në Gaza është përgjysmuar gjatë tre viteve të fundit. Shumë kafshë kanë ngordhur nga uria, pasi pronarët, në pamundësi për të siguruar ushqim të përshtatshëm, u kanë dhënë thjerrëza të papërpunuara dhe oriz të pagatuar, ushqime që në shumë raste kanë rezultuar fatale.
Qindra kafshë të tjera janë vrarë nga bombardimet dhe të shtënat me armë zjarri.
Ndërkohë, sipas veterinerit, një grup i vogël personash që kanë grumbulluar pasuri përmes përvetësimit dhe rishitjes së ndihmave humanitare po investojnë tani në blerjen e kafshëve të punës.
Këta tregtarë, të cilët ai i përshkruan si “komandantë lufte”, synojnë të dominojnë sektorin e transportit në një territor ku alternativat janë pothuajse zhdukur.
Megjithëse furnizimi me ndihma humanitare është përmirësuar pas armëpushimit, çmimet e produkteve dhe shërbimeve mbeten shumë më të larta se përpara luftës.
Një raport i Programit Botëror të Ushqimit, i publikuar në gusht, evidentonte se tre në katër familje në Gaza përballeshin me vështirësi për të siguruar ushqime në treg, kryesisht për shkak të mungesës së parave dhe çmimeve të larta.
Kriza ka goditur rëndë edhe kujdesin veterinar. Ahmed Thabet, i cili drejton një shërbim të specializuar për kafshët e punës, të financuar nga organizata britanike Safe Haven for Donkeys, punon sot mes rrënojave të qendrës së tij veterinare, të shkatërruar nga bombardimet.
Së bashku me dy veterinerë dhe një asistent, ai përpiqet të trajtojë kafshët me pajisjet dhe ilaçet e pakta që kanë mbijetuar.
“Kemi vetëm disa mjete që arritëm t'i shpëtonim dhe shumë pak ilaçe, por po bëjmë më të mirën që mundemi”, shprehet ai.
Kafshët që kanë mbijetuar punojnë në kushte jashtëzakonisht të vështira. Plagët nga litarët dhe shalët, dëmtimet e muskujve dhe kockave, problemet me dhëmbët, tretjen dhe thundrat janë ndër shqetësimet më të zakonshme.
Organizata britanike ka kërkuar ndërhyrjen e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), për të mundësuar hyrjen në Gaza të dy dërgesave të mëdha me ilaçe dhe pajisje veterinare.
Sipas vlerësimeve të saj, nga rreth 5 mijë kuaj që ndodheshin në Gaza përpara luftës, pothuajse gjysma kanë ngordhur, ndërsa shumica e atyre që kanë mbijetuar përdoren për transport dhe punë të rënda.
Ndërkohë, fenomeni i rritjes së çmimeve është përhapur edhe te bagëtitë e tjera. Një dele në Gaza kushton aktualisht nga 6 mijë deri në 8 mijë dollarë, ndërsa një qengj vetëm njëjavësh shitet për 800 deri në 1 mijë dollarë.
Në një territor ku infrastruktura është shkatërruar dhe ekonomia është paralizuar, kafshët që dikur konsideroheshin mjete të zakonshme pune janë shndërruar në pasuri që kushtojnë sa një automjet luksoz, duke pasqyruar përmasat e krizës ekonomike dhe humanitare në Gaza./PiranjatNews/
Ata kishin rënë dakord të kryenin marrëdhënie seksuale në kuadër të praktikës BDSM (një praktikë e bazuar...
Një polic 41-vjeçar u vra me armë zjarri gjatë natës mes 12 dhe 13 tetorit 2026 në komunën Jette të Brukselit, ndë...
Fotot e para të William Chapman, të riut që humbi jetën të shtunën pasi hyri në kafazin e një tigri në Parkun e Jet...
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Greqi, Kimberly Guilfoyle, ka reaguar përmes një statusi në rrjetin social...
Shefi i spiunazhit të brendshëm të Mbretërisë së Bashkuar këtë të marte ka deklaruar se Irani po shton përpj...
Policia gjermane rrethoi përkohësisht aeroportin Albrecht Durer të Nurembergut dhe pezulloi operacionet të martën, pas dyshimeve p&eu...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Uaterfordit në Republikën e Irlandës, ku katër persona, mes tyre dy fëmij&e...
Alireza Raishi, 21 vjeç, u ekzekutua më 5 tetor në Iran, së bashku me 25-vjeçarin Alireza Sepahi. Historia e këtij të fun...
Stuhitë e fuqishme dhe reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar të paktën pesë viktima në Meksikë, ndërsa disa p...
Një oficer policie humbi jetën në krye të detyrës në qytetin belg të Zette të hënën në mbrëmje, ko...