Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Marjana Koçeku sfidon ministrin: Jo Demo, por edhe Dem me qenë nuk kalon ajo paketë malesh në malësitë tona... Arrestohet në Meksikë “El Chapo Isidro”, një nga 10 të arratisurit më të kërkuar nga FBI VIDEO/ Autogoli i pabesueshëm i lojtarit të Portos bën xhiron e rrjetit Berisha përsërit ftesën për Veliajn dhe Spiropalin: Tregoni para shqiptarëve gjithçka dini për Edi Ramën dh... Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani lëndohet gjatë ndeshjes së futbollit kundër gazetarëve... “Jep dorëheqjen. Kriminelë, hajdutë”/ Kryeministri pritet me protesta nga qytetarët pas Asamblesë së PS, Ra... Kokaina e fshehur te mishi i grirë/ Si i burgosuri shqiptar drejtonte trafikun e drogës drejt Spanjës ‘Mund të mos kthehet më si më parë’/ Jamal Musiala është një çështje te Bayerni, problem është edhe...... Zelensky kundërpërgjigjet pas deklaratës së Trumpit: Për ne, Putini është armik dhe vr*sës Bosi shqiptar i drogës Elvis Demçe tenton vetëvrasjen në burgun italian Rama nga Asambleja e PS: Si mund të largohet kryepolicja e Tiranës pse nuk bën “like” postimeve të Veliajt?... Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës: Të dy janë të pë...
BOTA

Meloni: Italia gati të ndërhyjë sërish për të frenuar çmimet e karburanteve

P
Piranjat 7 October 2026, 22:52 · 2 min lexim
Meloni: Italia gati të ndërhyjë sërish për të

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni deklaroi të mërkurën në Split të Kroacisë se qeveria e saj është e gatshme të ndërhyjë sërish për të kufizuar rritjen e çmimeve të karburanteve, përmes mekanizmit të të ashtuquajturave akciza të lëvizshme. Meloni tha se deri në muajin shtator janë grumbulluar rreth 160 milionë euro që mund të përdoren për këtë qëllim.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, qeveria po shqyrton nëse fondet duhet të përdoren menjëherë apo të mbahen rezervë për një periudhë të mëvonshme, në varësi të zhvillimit të çmimeve dhe efektivitetit të masave aktuale të kufizimit. Mekanizmi parashikon që të ardhurat shtesë nga TVSH-ja, të krijuara si pasojë e rritjes së çmimeve të karburanteve, të përdoren për uljen e akcizave dhe, në këtë mënyrë, për të zbutur ndikimin e rritjes së çmimeve te konsumatorët.

Deklarata e Melonit vjen pasi masa e përkohshme për uljen e akcizës së naftës skadoi më 6 tetor, duke sjellë një rritje prej rreth 6.1 centësh për litër të barrës fiskale mbi naftën. Ndërkohë, kompanitë e mëdha të sektorit të karburanteve në Itali kanë vendosur një tavan çmimi për benzinën dhe naftën Meloni tha se shpreson që ky mekanizëm të rikthehet plotësisht dhe se vendimi për përdorimin e fondeve të disponueshme do të merret në varësi të mënyrës se si do të funksionojë ky kufizim. Qeveria italiane pritet të vlerësojë situatën në ditët në vijim, ndërsa çmimet e karburanteve vijojnë të mbeten një shqetësim për familjet dhe bizneset.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.