Përplasje mes mbështetësve të Vuçiçit dhe studentëve në Beograd

Një përleshje fizike ka shpërthyer në lagjen Konjarnik të Beogradit mes mbështetësve të Partisë Progresive Serbe (SNS) dhe qytetarëve që mbështesin Listën Studentore.
Incidenti ndodhi në kryqëzimin e rrugëve “Vojislav Iliç” dhe “Ustaniçka”, ku po zhvilloheshin paralelisht dy tubime të ndara.
Sipas Nova.rs, mbështetësit e partisë në pushtet mbërritën në vendngjarje para qytetarëve të nismës “Zbor Konjarnik”.
Situata u përshkallëzua pasi një protestuese që mbështeste Listën Studentore i mori një flamur një prej mbështetësve të SNS-së. Më pas, disa persona iu vërsulën asaj.
Incidenti ndodhi në të njëjtën kohë kur presidenti serb Aleksandar Vuçiç, duke folur nga Valeva, u bënte thirrje mbështetësve të tij të mos përfshiheshin në përballje me simpatizantët e Listës Studentore.
Pas disa orësh tensioni, tubimi përfundoi me largimin e qytetarëve të mbledhur në protestë.
Lexo edhe
BOTA
Tensionet në Hormuz/ Irani paralajmëron mbylljen e disa rrugëve detare

Rikthehet ‘’vdekja e zezë’’? Bota në alarm pas vdekjes në Siberi, dyshohet për murtajë

I mbijetoi ekzekutimit, Christa Pike rast i pashembullt në mjekësi! A do të ketë një përpjekje të tretë për ta eliminuar?

Murtaja në Siberi, Rusia mohon rastin e dytë: Nuk ka rrezik epidemie

Ujku me të shkuar kriminale ndaj njerëzve ‘burgoset’ përjetë

Sulm masiv rus në Ukrainë, të paktën 20 civilë të vrarë

Ndahet nga jeta gazetarja dhe ish-eurodeputetja Barbara Spinelli

Publikohet videoja e fundit e Yahya Sinwar, pamjet dyshohet se janë xhiruar pak ditë para vdekjes




