Përplasje të dhunshme në Belgjikë, mbi 100 të arrestuar në protestat kundër buxhetit dhe shkurtimeve në arsim

Përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe policisë kanë përfshirë rrugët e Belgjikës, ku sindikatat më të mëdha të vendit kanë dalë në protestë kundër planeve të buxhetit federal. Demonstratat janë shoqëruar me arrestime, ndërsa autoritetet kanë përdorur gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë turmat. Më shumë se 100 persona janë arrestuar gjatë incidenteve, ndërsa protesta u zhvillua në një ditë greve mbarëkombëtare, të thirrur nga sindikatat CSC-ACV dhe FGTB-ABVV. Mijëra punonjës iu bashkuan marshimit, i cili kaloi edhe pranë selive të partive në pushtet.
Përplasjet nisën pranë Stacionit Qendror Hekurudhor, përpara se të fillonte marshimi sindikal. Sipas policisë rajonale, efektivët ndërhynë për të shpërndarë turmën dhe kryen disa arrestime.
Protesta edhe kundër shkurtimeve në arsim
Në demonstrata janë përfshirë edhe studentët, të cilët prej disa ditësh protestojnë kundër shkurtimeve të buxhetit për arsimin dhe problemeve me të cilat përballen në institucionet arsimore. Në qytetin e Liezhit janë zhvilluar protesta të shoqëruara me incidente, ku studentët kundërshtojnë mbipopullimin në klasa dhe vështirësitë në sigurimin e burimeve arsimore në sistemin frëngjishtfolës të Belgjikës.
Sipas raportimeve, gjatë përplasjeve studentët kanë shkaktuar dëme dhe kanë hedhur kokteje Molotov drejt forcave të sigurisë. Burimet përmendin qindra arrestime në kuadër të incidenteve të lidhura me protestat, ndërsa situata vijon të mbetet e tensionuar.
Pakënaqësitë lidhen edhe me rritjen e tarifave të shkollimit për studentët në rajonet frëngjishtfolëse, nga 835 euro në 1,194 euro. Protestuesit kërkojnë ndryshimin e politikave që, sipas tyre, po e bëjnë arsimin më të vështirë për t’u përballuar financiarisht. Kriza e kostos së jetesës dhe rritja e shpenzimeve të energjisë kanë shtuar presionin mbi buxhetin e arsimit, duke nxitur më tej pakënaqësitë e punonjësve dhe studentëve.
Lexo edhe
BOTA
Axios: Siria shqyrton mundësinë e dërgimit të mijëra trupave në Jemen

"Rruga e vdekjes" e mbushur me mina në Ukrainën jugore: Banorët e Oleskit të bllokuar dhe të dënuar përpara dimrit

“Shqiptarët, armiq të Serbisë!” Vuçiç sulmon Ramën, Kurtin, Kamberin dhe kongresmenin e SHBA

Grabitje spektakolare në Itali, 7 persona vjedhin 30 mijë shishe vere me vlerë 5 milionë euro

Alarmi për inteligjencën artificiale/ Modelet e IA-së mund të keqpërdoren për qëllime terroriste

Zbulim i rrallë në Egjipt, gjendet në fund të detit unaza 2 mijëvjeçare me imazhin e një prej Shtatë Mrekullive të Botës

Tragjedia në Stamboll/ Shkon në 5 numri i viktimave nga shembja e pallatit 7-katësh, mes tyre një vajzë 5-vjeçare

Analiza/ Thirrje për bisedime paqeje, a po lodhet Ukraina nga lufta?





