Regjistrohet rasti i parë i Ebolës në Kenia, humb jetën një person i ardhur nga Kongoja

Kenia ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës, pasi një burrë humbi jetën në Nairobi, dy ditë pasi mbërriti në kryeqytet nga Republika Demokratike e Kongos. Viktima, shtetas kenian, kishte jetuar për shtatë vite në Kongo, ku ishte trajtuar në disa spitale pasi ishte prekur nga sëmundja.
Mediat e huaja raportojnë se, autoritetet shëndetësore kanë identifikuar 28 persona që kanë pasur kontakt me të, përfshirë familjarë dhe punonjës shëndetësorë, ndërsa po monitorohen edhe 27 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit të fluturimit me të cilin ai udhëtoi drejt Kenias.
Pacienti kishte udhëtuar të shtunën dhe iu nënshtrua kontrolleve në aeroportin kryesor të Nairobit përpara se të dërgohej në spital. Rasti ka rritur shqetësimin për përhapjen e virusit përtej kufijve të Kongos, e cila po përballet me një nga shpërthimet më të rënda të Ebolës.
Më herët, raste ishin konfirmuar edhe në Ugandë, por vendi u shpall i lirë nga sëmundja në gusht. Shpërthimi aktual në Republikën Demokratike të Kongos lidhet me variantin Bundibugyo të virusit Ebola. Sëmundja transmetohet përmes kontaktit me lëngjet trupore të një personi të infektuar.
Aktualisht nuk ka vaksinë ose trajtim të miratuar specifik për këtë variant, ndërsa disa vaksina janë në fazën e zhvillimit dhe testimit klinik.
Lexo edhe
BOTA
Incidenti fatal në laboratorin rus/ Rubio i kërkon Moskës transparencë: Të ndahet informacioni me botën, mos spekuloni pa fakte

Qeveria e përkohshme spanjolle rikthen dekretet për strehimin pas protestave dhe krizës politike

Humbi titullin mbretëror pas skandalit Epstein, ish-princi Andrew ngre padi në gjykatë për kontrollet ndaj tij

Kushton miliona euro! Vepra e Salvador Dali grabitet nga muzeu francez

A ka lindur një virus i ri në Rusi? Nga vdekja misterioze e punonjëses së laboratorit te simptomat e murtajës, ja çfarë është zbuluar...

Mbi 100 raste infektimi nga fruthi, New York shpall gjendjen e emergjencës

UEFA nis hetim për incidentin mes Irlandës dhe Izraelit

Tronditet Polonia, 43-vjeçari akuzohet për vrasjen e 7 grave/ I lidhte dhe i kërcënonte, hetuesit dyshojnë se...





