Tentuan të merrnin me forcë 42-vjeçarin pas konfliktit, arrestohen xhaxha e nip
Dy persona, xhaxha e nip, janë dhe ndaluar nga Policia e Kukësit, pasi dyshohen se tentuan të merrnin me forcë një 42-vjeçar, me të cilin ishin konfliktuar disa orë më parë

Dy persona, xhaxha e nip, janë dhe ndaluar nga Policia e Kukësit, pasi dyshohen se tentuan të merrnin me forcë një 42-vjeçar, me të cilin ishin konfliktuar disa orë më parë.
Në pranga kanë rënë shtetasit S. J., 45 vjeç dhe S. J., 24 vjeç, banues në Gjinaj të Hasit, të cilët ishin shpallur në kërkim pas ngjarjes së ndodhur më 20 nëntor 2026.
Sipas hetimeve, konflikti mes tyre dhe 42-vjeçarit V. D. ka nisur për motive të dobëta. Disa orë më vonë, në aksin rrugor “Kukës-Krumë”, dyshohet se xhaxha e nip i kanë prerë rrugën automjetit me të cilin udhëtonte 42-vjeçari, i shoqëruar nga një punonjës policie.
Ata dyshohet se kanë tentuar ta marrin me forcë, duke e goditur me sende të forta dhe duke dëmtuar automjetin e tij.
Në këto rrethana ka ndërhyrë punonjësi i Policisë, i cili ka tentuar të neutralizojë përshkallëzimin e konfliktit dhe ka kërkuar ndihmën e shërbimeve të tjera policore.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, mbetur në tentativë, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera”.
Lexo edhe
AKTUALITET
Moti i keq, shembet një pjesë e rrugës Bajram Curri–Cernicë; bllokohet qarkullimi

Mjet i blinduar, armë dhe 3 efektivë si truproja; kush është Ilir Shyti që rikthen në vëmendje dosjen “Hakmarrja për Drejtësi”

Prrenjasi prej gati 20 orësh në errësirë, defekti në linjën nëntokësore lë pa energji një pjesë të qytetit

Aksidenti me një viktimë në aksin Elbasan-Peqin, shoqërohet shoferi! Këmbësori ende i paidentifikuar

Përmirësohet moti në Kukës, por ngricat përfshijnë Rrugën e Kombit, hidhet kripë në segmentet e prekura





