Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Moti i keq, shembet një pjesë e rrugës Bajram Curri–Cernicë; bllokohet qarkullimi Postimi në rrjetet sociale i Taulant Ballës, reagon Mitropoliti Anastas: Mos i përdhosni klerikët ortodoksë... Mjet i blinduar, armë dhe 3 efektivë si truproja; kush është Ilir Shyti që rikthen në vëmendje dosjen “Hakm... Sonte përballja me PSV-në në Champions, Mourinho dhe lodhja e Real Madridit: Kam lojtarë që dinë të gënjejn... Jennifer Lopez pretendon se e ka pasur të vështirë të marrë role për shkak të prejardhjes së saj, njerëzit ... Misteri i Arkës së Noes në malin Ararat, studiuesit pretendojnë zbulimin e gjurmëve 4,300-vjeçare Prrenjasi prej gati 20 orësh në errësirë, defekti në linjën nëntokësore lë pa energji një pjesë të qytetit... Përmirësohet moti në Kukës, por ngricat përfshijnë Rrugën e Kombit, hidhet kripë në segmentet e prekura... Avionët ushtarakë rusë hyjnë në zonën e mbrojtjes ajrore të Koresë së Jugut, ngrihen në ajër avionët luftar... SHBA vendos sanksione të reja ndaj Iranit, në shënjestër rrjeti i fshehtë bankar, Besant: Ekonomia po fundo... Trump rikthen dënimin me vdekaje për krimet më të rënda, paralajmëron përshpejtimin e ekzekutimeve federale... BB paralajmëron Shqipërinë për inceneratorët: Jo investime të reja pa transparencë dhe kontroll
AKTUALITET

Moti i keq, shembet një pjesë e rrugës Bajram Curri–Cernicë; bllokohet qarkullimi

Shembet një pjesë e rrugës Bajram Curri–CernicMoti i keq me reshje shiu dhe dëbore ka shkaktuar probleme në Qarkun e Kukësit, ku situata më e rënduar paraqitet në Tropojë

P
Piranjat24 November 2026, 10:04 · 2 min lexim
Moti i keq, shembet një pjesë e rrugës Bajram

Moti i keq me reshje shiu dhe dëbore ka shkaktuar probleme në Qarkun e Kukësit, ku situata më e rënduar paraqitet në Tropojë. Aksi rrugor Bajram Curri–Cernicë është bllokuar pas shembjes së një pjese të bazamentit të rrugës, duke detyruar autoritetet të devijojnë lëvizjen e automjeteve.

Sipas të dhënave të strukturave të emergjencave civile, deri në orën 08:30 të kësaj të marte, 24 nëntor, territori i qarkut është përfshirë nga reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar, ndërsa gjatë natës ka pasur reshje të dobëta dëbore në lartësitë mbi 700 metra.

Dëmtimi i rrugës Bajram Curri–Cernicë është evidentuar në kilometrin 2+680 të këtij aksi. Pas inspektimit në terren, specialistët kanë konstatuar se shembja e bazamentit përbën rrezik për qëndrueshmërinë e rrugës dhe sigurinë e drejtuesve të automjeteve.

Për pasojë, autoritetet kanë ndërprerë qarkullimin në këtë segment, ndërsa lëvizja e automjeteve është orientuar drejt aksit alternativ Sopot–Ura e Bujanit. Efektivët e Policisë së Tropojës ndodhen në terren për të garantuar zbatimin e kësaj mase.

Ndërkohë, firmat kontraktore po punojnë për largimin e gurëve dhe inerteve të sjella nga reshjet në akset kombëtare. Me përjashtim të rrugës Bajram Curri–Cernicë, të gjitha akset e tjera nacionale në qark janë të kalueshme.

Kushtet e pafavorshme atmosferike kanë sjellë gjithashtu ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në njësitë administrative Mamëz dhe Surroj, si dhe për 16 abonentë në fshatin Çerem, në Njësinë Administrative Margegaj të Tropojës.

Furnizimi me ujë të pijshëm vijon sipas orareve të përcaktuara nga Drejtoria Rajonale e Ujësjellës-Kanalizimeve Kukës.

Nga bashkitë Kukës, Has dhe Tropojë nuk raportohen problematika të tjera të rëndësishme, ndërsa strukturat përgjegjëse vijojnë monitorimin e situatës dhe ndërhyrjet në zonat e prekura nga reshjet.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.