Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO/ Grushta dhe kaos në Kampionatin Botëror të Xhuxhëve, policia futet në fushë për të ndalur sherrin me... Moti i keq, shembet një pjesë e rrugës Bajram Curri–Cernicë; bllokohet qarkullimi Postimi në rrjetet sociale i Taulant Ballës, reagon Mitropoliti Anastas: Mos i përdhosni klerikët ortodoksë... Mjet i blinduar, armë dhe 3 efektivë si truproja; kush është Ilir Shyti që rikthen në vëmendje dosjen “Hakm... Sonte përballja me PSV-në në Champions, Mourinho dhe lodhja e Real Madridit: Kam lojtarë që dinë të gënjejn... Jennifer Lopez pretendon se e ka pasur të vështirë të marrë role për shkak të prejardhjes së saj, njerëzit ... Misteri i Arkës së Noes në malin Ararat, studiuesit pretendojnë zbulimin e gjurmëve 4,300-vjeçare Prrenjasi prej gati 20 orësh në errësirë, defekti në linjën nëntokësore lë pa energji një pjesë të qytetit... Përmirësohet moti në Kukës, por ngricat përfshijnë Rrugën e Kombit, hidhet kripë në segmentet e prekura... Avionët ushtarakë rusë hyjnë në zonën e mbrojtjes ajrore të Koresë së Jugut, ngrihen në ajër avionët luftar... SHBA vendos sanksione të reja ndaj Iranit, në shënjestër rrjeti i fshehtë bankar, Besant: Ekonomia po fundo... Trump rikthen dënimin me vdekaje për krimet më të rënda, paralajmëron përshpejtimin e ekzekutimeve federale...
BOTA

VIDEO/ Grushta dhe kaos në Kampionatin Botëror të Xhuxhëve, policia futet në fushë për të ndalur sherrin mes Kolumbisë dhe Marokut

Pamje tronditëse janë regjistruar në Kampionatin Botëror të Futbollit për Xhuxhë, që po zhvillohet në Rabat të Marokut, ku një përleshje e ashpër shpërtheu mes lojtarëve të kombëtareve të Kolumbisë dhe Marokut. Incidenti ndodhi gjatë festimeve të futbollistëve kolumbianë, pas golit të barazimit në fazën e fundit të ndeshjes. Festa e tyre përballë kundërshtarëve shkaktoi […]

P
Piranjat24 November 2026, 10:14 · 2 min lexim
VIDEO/ Grushta dhe kaos në Kampionatin Botëror të Xhuxhëve,

Pamje tronditëse janë regjistruar në Kampionatin Botëror të Futbollit për Xhuxhë, që po zhvillohet në Rabat të Marokut, ku një përleshje e ashpër shpërtheu mes lojtarëve të kombëtareve të Kolumbisë dhe Marokut.

Incidenti ndodhi gjatë festimeve të futbollistëve kolumbianë, pas golit të barazimit në fazën e fundit të ndeshjes. Festa e tyre përballë kundërshtarëve shkaktoi reagimin e menjëhershëm të lojtarëve marokenë, ndërsa debati me shtyrje dhe britma u përshkallëzua shpejt në grushte.

???? SE PUDRIO TODO entre Colombia y Marruecos en el Mundial de Talla Baja https://t.co/8jBem3vkZj

— ?? BARRAS DEL MUNDO ⚽? (@Barras_LATAM) November 23, 2026

Pavarësisht ndërhyrjes së stafit teknik dhe gjyqtarëve, situata doli jashtë kontrollit, duke detyruar policinë të futej në fushë për të ndarë lojtarët dhe për të rikthyer qetësinë. Pas disa minutash tensioni, përleshja u ndërpre, por pamjet e saj u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale.

Edicioni i dytë i Kupës së Botës në Futboll për Xhuxhë po zhvillohet në Afrikë për herë të parë dhe ka mbledhur 16 ekipe. Finalja e turneut është planifikuar të luhet më 30 nëntor.

Así terminó el juego entre Colombia (1) y Marruecos (1) en el Mundial de Talla Baja. #másdeportes https://t.co/UHmpT0ZaQp

— más+deportes (@webmasdeportes) November 23, 2026

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.